Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
Kronikë

Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se sot (14 shtator) do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që kundërshton rregulloren e brendshme të GJKKO-së e konsideruar gjerësisht si censuruese ndaj medias dhe gazetarëve.

Në një deklaratë AGSH njoftoi se do të kërkojë fillimisht pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e saj si të papajtueshme me kushtetutën për pjesën që i takon medias dhe gazetarëve.

Read more:Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin

“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Rregullorja e GJKKO-së ka hyrë në fuqi me 1 shtator ndërsa ajo u publikua në fund të muajit korrik, kur institucionet kishin nisur tanimë pushimet verore.Gazetarët, organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit e kundërshtuan atë ndërsa i bënë fillimisht thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi dhe që paraprakisht të bëhen konsultime me gazetarët! Por me 1 shtator GJKKO i shpërfilli të gjithë brenda dhe jashtë vendit, kur njoftoi hyrjen në fuqi të rregullores, ndërsa një ditë më parë mbylli dhe grupin në Ëhatsapp, me te gjithë gazetarët, ku shpërndaheshin njoftimet zyrtare të kësaj gjykate. Një grup i ri është njoftuar s do të hapet, por vetëm me gazetarët e akredituar.

Read more:Ngërçi i pagave të magjistratëve – Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

Përmes rregullores së re GJKKO ndalon praninë e gazetarëve në seanca gjyqësore me celularët e tyre, një mjet i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë e tyre. Praktikisht gazetarët kufizohen të mbajnë shënim vetëm me laps e letër. Atyre nuk u lejohet as rregjistrimi audio i seancës, ndërsa vetë Gjykata refuzon t’ua japë. Prania e kamerave thuajse përjashtohet, në kundërshtim të hapur dhe me një udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Read more:‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)

Pjesa dërrmuese e gazetarëve që përditë ndjekin seancat në këtë gjykatë kanë refuzuar të plotësojnë formularët e propozuar për të marrë akreditimin, ku atyre ju kërkohet deri dhe adresa e banimit. Gjithashtu punonjësit e medias detyrohen që çdo ditë të hartojnë dhjetëra kërkesa për të ndjekur gjyqet të cilat duhen dërguar njëra pas tjetrës në GJKKO 24 orë përpara nisjes së gjyqit! Organizatat ndërkombëtare të medias e kanë konsideruar Rregulloren e re, si një ndër rregjimet më kufizuese për lirinë e informacionit.

Lexo edhe
Kronikë

Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur me veprimtari të paligjshme (VIDEO)

Kronikë

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

Tags: #agsh #Asociacioni i Gazetarëve #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #gjykata kushtetuese #institucionet #Organizatat #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur me veprimtari të paligjshme (VIDEO)
  • Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë
  • ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)
  • Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Aktivistja Kokaj: Po ndërtohet në tokat që na janë vjedhur ne! Ka ndryshuar emër nga ‘Blu Borgo’ në ‘Baks Bay’ për të tjetërsuar të vërtetën (VIDEO)
  • Misionet e evakuimit mjekësor, forcat e armatosura amerikane dhe shqiptare kryejnë trajnim të përbashkët me helikopterët Black Hawk
Nga të njëjtat tag-e
  • Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
  • A do të lirohet kryebashkiaku i Tiranës? Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë. Shqyrtohet sot rigjykimi i masës së sigurisë
  • Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat
  • Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë
  • Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 19 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur me veprimtari të paligjshme (VIDEO)

Vlorë – Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të martë, masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)

ITALI– Policia italiane ka shoqëruar kushëririn e gazetarit Çim Peka, Fabjon Peka, pasi sulmoi verbalisht kryeministrin shqiptar Edi…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by