Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Braho zbardh strategjinë e re kundër krimit të organizuar: Në fokus gjurmimi i aseteve kriminale, si do të funksionojë skema
Politikë

Braho zbardh strategjinë e re kundër krimit të organizuar: Në fokus gjurmimi i aseteve kriminale, si do të funksionojë skema

• 21 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar në Tiranë një takim të nivelit të lartë me përfaqësues të rrjetit të Akademisë Kombëtare të FBI-së, ku në fokus ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe gjurmimi i pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i SPAK, Klodian Braho, foli për sfidat me të cilat përballen hetuesit, veçanërisht për mënyrat e reja që përdorin grupet kriminale për të fshehur komunikimet dhe transfertat financiare përmes shteteve të ndryshme.

Braho theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet kundër rrjeteve kriminale, duke nënvizuar se shkëmbimi i informacionit mes institucioneve të vendeve të ndryshme është një element i rëndësishëm në identifikimin dhe goditjen e tyre.

“Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme”, deklaroi Braho.

Read more:“Trump po më godet sepse kam ambicie për Shtëpinë e Bardhë”, Gavin Newsom sulmon Presidentin amerikan: Zhvilloi fushatë kundër meje

Ai shtoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka luajtur rol në hetimet kundër krimit të organizuar, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit mes institucioneve.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, u shpreh ai.

PJESË NGA FJALA E KREUT TË SPAK; KLODIAN BRAHO;

Read more:Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!

Të nderuar drejtues të rrjetit të Akademisë Kombëtare të FBI-së, të nderuar të ftuar, zonja dhe zotërinj. Në emër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Falënderoj degën evropiane të këtij rrjeti, presidentin e saj zotin Seferi dhe Policinë e Shtetit për organizimin e këtij takimi. Për SPAK-un, bashkëpunimi ndërkombëtar është pjesë thelbësore e punës sonë.

Një hetim mund të nisë në Tiranë, ndërsa komunikimet, transfertat bankare, pasuritë që kërkojmë të gjurmojmë na çojnë në disa shtete të tjera. Në këto raste përparimi i hetimit varet dhe nga kolegu që kupton kërkesën tonë, e trajton atë me përgjegjësi dhe na ndihmon të sigurojmë provën që na mungon.

Besoj se shumë prej jush e njohin mirë këtë përvojë. E dini sa rëndësi ka të njohësh institucionin të cilit i drejtohesh dhe të kesh besim te profesionistët që punojnë atje. Këtu qëndron dhe vlera e shtuar e këtij rrjeti.

Read more:“Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!

Përvoja e përbashkët në Akademinë Kombëtare të FBI-së krijon marrëdhënie që vijojnë gjatë edhe pas përfundimit të trajnimit. Ky rrjet i mban ato aktive dhe ndihmon që njohja mes kolegëve të kthehet në bashkëpunim konkret.

Këtij komuniteti profesionistësh i është bashkuar tashmë dhe i diplomuari i parë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, krahas kolegëve të shumtë nga Policia e Shtetit dhe nga institucione të tjera ligjzbatuese shqiptare.

Së shpejti programin do ta ndjekë dhe përfaqësuesi i dytë i BKH-së. Ky përfaqësim na nderon dhe na ngarkon me përgjegjësinë për ta ndarë përvojën e fituar me kolegët tanë. Në Shqipëri kemi bërë përparim në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka patur një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Read more:“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO)

Nga hetimet tona kemi fituar njohuri mbi mënyrën si organizohen grupet kriminale, si krijojnë lidhje përtej kufijve dhe se si fshehin dhe lëvizin përfitimet e tyre.

Këto njohuri mund të ndihmojnë dhe hetimet që zhvilloni në vendet tuaja. Për SPAK-un, bashkëpunimi përfshin edhe përgjegjësinë për të kontribuar në hetimet e partnerëve, me të njëjtin seriozitet që presim për kërkesat tona.

Një informacion që sigurojmë në Shqipëri mund të ndihmojë në zbardhjen e një çështjeje në vendin tuaj, një provë që vjen prej jush mund të jetë vendimtare për një hetim që zhvillohet në Shqipëri. Pikërisht në këtë punë të ndërsjellë ndërtohet besimi dhe dëshmohet se mund të mbështetemi te njëri-tjetri.

Read more:Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!

Falënderoj veçanërisht FBI-në dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen dhe ekspertizën që ndajnë me ne. Angazhimi ynë është t’ju përgjigjemi me të njëjtën përgjegjësi dhe me të njëjtin seriozitet.

Uroj që nga këto ditë në Tiranë të merrni me vete ide të dobishme për punën tuaj dhe të njihni kolegë të cilëve mund t’i drejtoheni nesër me besim. Ju faleminderit dhe punë të mbarë!

Lexo edhe
Politikë

Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Peleshi: Busulla e Shqipërisë, e pandryshueshme! Anëtarësimi, prioriteti i prioriteteve të Kuvendit

Politikë

BIRN: Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Tags: #Besim #BKH #FBI #Fokus #jetë #kesh #klodian braho #Komuniteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Peleshi: Busulla e Shqipërisë, e pandryshueshme! Anëtarësimi, prioriteti i prioriteteve të Kuvendit
  • BIRN: Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje
  • PS këmbënguli për votimin më 8 tetor të “Territoriales”, PD kërkoi shtyrjen, zbardhen detaje nga debatet brenda Konferencë së Kryetarëve
  • Nga Agasi, tek AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha rendit para SPAK aferat e qeverisë Rama: Miliarda euro të grabitura nga shqiptarët
  • “Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet në SPAK
Nga të njëjtat tag-e
  • Konferenca e Shoqatës së FBI në Tiranë, Demo: Prioritet rritja e kapaciteteve dhe dixhitalizimi i policisë! Olsian Çela: Strategji të reja për të luftuar krimin
  • Konferenca e 42-të e Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, ministri Demo: Partneriteti ndërkombëtar nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri
  • Vranësira të dendura në të gjithë territorin, në mesditë nisin reshjet (VIDEO)
  • FBI ‘zbarkon’ nesër në Tiranë, 235 pjesëmarrës të agjencive ligjzbatuese nga Europa dhe SHBA mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 335 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Peleshi: Busulla e Shqipërisë, e pandryshueshme! Anëtarësimi, prioriteti i prioriteteve të Kuvendit

Në Tiranë po zhvillohet Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian (KPSA), në një moment…

• 14 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

BIRN: Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Inteligjenca Artificiale dhe përmbajtjet e manipuluara po depërtojnë në zgjedhjet shqiptare, por kuadri ligjor dhe mekanizmat e monitorimit…

• 14 minuta më parë • 9 min lexim
Politikë

PS këmbënguli për votimin më 8 tetor të “Territoriales”, PD kërkoi shtyrjen, zbardhen detaje nga debatet brenda Konferencë së Kryetarëve

Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve, që u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa mbledhja u shoqërua me…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by