Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja/ GJKKO ndëshkon avokatët që bojkotojnë gjyqet, 10 mbrojtës gjobë me nga 50 mijë lekë (të rinj)! Haxhia: S’mund të na dënojë, të mërkurën mbledhim Këshillin
Kronikë

Rregullorja/ GJKKO ndëshkon avokatët që bojkotojnë gjyqet, 10 mbrojtës gjobë me nga 50 mijë lekë (të rinj)! Haxhia: S’mund të na dënojë, të mërkurën mbledhim Këshillin

• 21 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Bojkotit të avokatëve në seancat gjyqësore pas rregullores së re që u ndalon përdorimin e celularëve, Gjykata e Posaçme iu është përgjigjur duke i ndëshkuar me gjoba. GJKKO e ka bërë të qartë që nuk do të tërhiqet nga rregullorja e re censuruese dhe në një përgjigje të kthyer avokatëve vetëm 4 ditë më parë u kishte kërkuar që të zbatojnë rregulloren ose në të kundërt të ndjekin rrugët ligjore.

Gjobat u vendosën gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në një seancë ku SPAK pritej të lexonte pretencën. Në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun, në vend që të merrnin pjesë në proces si mbrojtës.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjobiti me nga 50 mijë lekë të rinj mbi 10 avokatë, si të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu edhe të caktuar kryesisht.

Read more:“Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet në SPAK

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kundërshton gjobat duke theksuar se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm janë të detyrueshme për avokatët dhe se moszbatimi i tyre mund të sjellë masa ndaj mbrojtësve. Sipas tij, GJKKO nuk mund të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrative.

“Alternativa është që avokatët të mos respektojnë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të mos gjobiten nga gjykata, apo ta respektojnë atë dhe të marrin gjoba. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për GJKKO-në të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrativ. Gjobat jepen kur je në seancë, jo kur nuk shkon”, thotë ai për Report Tv.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi

Haxhia njoftoi se avokatët e gjobitur do t’i ankimojnë vendimet, ndërsa të mërkurën në orën 13:00, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet për të analizuar ecurinë e bojkotit pa afat dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm. Më herët, avokatët kanë paralajmëruar mundësinë e përshkallëzimit të bojkotit edhe te seancat për masat e sigurisë, të cilat deri më tani janë zhvilluar normalisht.

“Të mërkurën, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit për bojkotin pa afat të seancave në GJKKO. Aty do të vendoset se çfarë masash do të marrim dhe si do të ecim më tej. Avokatët e gjobitur, në respekt të ligjit, do të bëjnë ankimin e tyre”, thekson Haxhia.

Në përgjigjen që u dërgoi avokatëve, GJKKO argumenton se ndalimi i telefonave celularë në sallën e gjyqit zbatohet për të gjitha palët dhe nuk pengon mbrojtjen, pasi avokatët mund të përdorin laptopët për të konsultuar dosjen elektronike, aktet dhe provat.

Read more:Bojkoti i avokatëve për rregulloren e re të GJKKO-së, gjobiten me nga 50 mijë lekë mbi 10 mbrojtës

Edhe gazetarët, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që, përveç kamerave, u ndalon edhe hyrjen në seancë me celularë, nuk janë akredituar në GJKKO. Ata e konsiderojnë celularin një mjet të domosdoshëm për përcjelljen e informacionit në kohë reale te qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:31

GJKKO gjobiti avokatët për bojkotin, Haxhia: Nuk mund të zbatohet një rregullore me forcën e dënimit administrativ, të mërkurën vendosim për hapat e tjerë

1789985819_makshaxhia.jpg

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka komentuar për Report Tv vendimin e GJKKO-së për të gjobitur me nga 50 mijë lekë (të rinj) mbi 10 avokatë që në zbatim të bojkotit, nuk morën pjesë në gjyq, por qëndruam në vendet e rezervuara për publikun në sallë.

Read more:Vështirësia për të rregulluar mediat sociale dhe varësia e adoleshentëve ndaj tyre

Haxhia thotë se avokatët janë të detyruar me ligj të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë dhe paralajmëron se gjobat do të ankimohen. Ai njoftoi se të mërkurën, në orën 13:00, Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet për të analizuar ecurinë e bojkotit dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm. Sipas tij, GJKKO nuk mund të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrative.

“Avokatët kanë një ligj, të miratuar nga Kuvendi në bazë të Kushtetutës dhe konventave, për ushtrimin e profesionit të tyre. Në këtë ligj thuhet se organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Vendimet e këtij këshilli janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga avokatët. Në rast të shkeljes së këtyre vendimeve, ndaj avokatëve aplikohen masa.

Read more:Berisha hap dyert e PD-së për ambasadorin e ri të SHBA: Është i mirëseardhur në çdo kohë!

Alternativa është që avokatët të mos respektojnë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të mos gjobiten nga gjykata, apo ta respektojnë atë dhe të marrin gjoba. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për GJKKO-në të zbatojë një rregullore me forcën e dënimit administrativ. Gjobat jepen kur je në seancë, jo kur nuk shkon.

Të mërkurën, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit për bojkotin pa afat të seancave në GJKKO. Aty do të vendoset se çfarë masash do të marrim dhe si do të ecim më tej. Avokatët e gjobitur, në respekt të ligjit, do të bëjnë ankimin e tyre”, thotë Maks Haxhia për Report Tv.

Lexo edhe
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Tags: #Alternativa #dhoma e avokatise #emiljano shullazi #Flora Hajredinaj #Gazetarët #GJKKO #Gjoba #klodian saliu #lulzim berisha #rregullorja e GJKKO #Vajdin Lamaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
  • Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
  • Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)
  • Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen (VIDEO)
  • SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
  • “I kërkoj Ramës dorëheqjen e menjëhershme”/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve
  • Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)
  • Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale
  • Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

TIRANË– Mund të rezultojë si një prej skandaleve më të rënda në çështjet e sigurisë kombëtare, një hetim…

• 4 minuta më parë • 12 min lexim
Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Në mesin e provave të reja që dalin kundër këtij deri në përfshirjen e kreut të SHISH, Ergys…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)

Katër drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga në qarkun e Dibrës gjatë 21 ditëve të para të shtatorit,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by