Një 64-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet me drejtues një 42-vjeçar është përplasur me motomjetin me drejtues një 64-vjeçar, i cili edhe ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Read more:Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar! Dërgohen te Trauma
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




