Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga shantazhi ndaj Klodiana Lalës te “Fik radarët”/ Këlliçi “zbërthen” mesazhet: Vlora Hyseni i tregonte Agasit kur përgjoheshin trafikantët e drogës
Politikë

Nga shantazhi ndaj Klodiana Lalës te “Fik radarët”/ Këlliçi “zbërthen” mesazhet: Vlora Hyseni i tregonte Agasit kur përgjoheshin trafikantët e drogës

• 25 Shtator, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke ngritur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, është administruar siguria kombëtare. Ai komentoi dhe shantazhet e Hysenit dje ndaj gazetares Klodiana Lala, ndërsa shtoi se sulmi tregoi frikën dhe panikun që ka kapur ish-kreun e SHISH dhe aleatët e saj.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, Këlliçi e cilësoi Hysenin si pjesë të një grupi kriminal dhe u ndal gjatë te komunikimet e bëra publike, duke pretenduar se ato përbëjnë një çështje serioze të sigurisë kombëtare.

“Kjo anëtare e një grupi të strukturuar kriminal, se kjo nuk është zyrtare e shtetit, por kjo është një zyrtare e cila është pjesë e një bande kriminale dhe pjesë e një grupi kriminal, gjen kurajon dhe shantazhon një gazetare. Jo për të shantazhuar Klodiana Lalën, se Klodiana Lala të jetë për shantazhet e kësaj i bëhet shëndet dhe do të jetojë 1000 vjet, por për t’i dhënë një mesazh të gjithë gazetarëve apo kundërshtarëve të kësaj banditeje: kushdo që ka kurajon apo guximin të flasë, të ngrejë zërin, të denoncojë, do të përballet me shantazh, me rrjedhje informacioni, me linçim dhe me shpifje. Sepse, po të kishte qenë e vërtetë ajo çfarë pretendon zonja në fjalë, kjo në radhë të parë duhet të shkojë para drejtësisë për një vepër të re penale. Paska pasur informacione, nuk i ka bërë publike, nuk ka zbatuar ligjin etj., etj. Dhe ka sërish shpërdorim detyre në këtë rast. Por mbetemi te thelbi. Kundërpërgjigja me hedhjen në sulm tregon frikën dhe panikun që kanë nga shpalosja e të gjitha aferave, komunikimeve dhe skandaleve me të cilat po njihet opinioni publik orët e fundit.

Read more:“Rama loboi për Gjykatën Speciale” – Gjekmarkaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK, ditë e dëshpërueshme! Shqipëria s’ka dhënë ndihmë diplomatike për komandantët

Unë nuk dua t’i hyj fare aspektit personal të zonjës në fjalë me askënd në jetën e vet, sepse jeta personale është jeta personale. Por në ato mesazhe që ne kemi parë nuk flitet për një marrëdhënie rozë, por flitet për një raportim të institucionit më të lartë të sigurisë kombëtare, të Shërbimit Informativ të Shtetit, që teorikisht raporton vetëm para kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, pra këtyre dy individëve. Para këtyre mund të raportojë në raporte që institucioni gjykon se duhet t’i marrin, sepse për arsye të brendshme mund të ketë rezervat e veta. Është bashkëpunëtori kryesor, drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror, me gjithë partnerët tanë dhe aleatët tanë strategjikë, duke filluar nga SHBA-ja dhe shërbimet e tjera partnere, gjermane e me radhë, edhe Aleanca e NATO-s.

Dhe ky individ, në vend që të ishte personi më i kontrolluar, t’i ishte bërë vettingu në detaje dhe të ishte njeriu më i kulluar në Republikën e Shqipërisë, ky individ rezulton që, sipas epsheve apo dëshirave të saj personale, një herë thotë ‘fik radarët’, njëherë thotë ‘ju kam vënë veshin djemve dhe thuaju të ndërrojnë telefonat’. Pra, mesazhi ishte i qartë: janë në përgjim trafikantët e drogës. ‘Thuaju që të ndërrojnë telefonat, të flasin me numra të tjerë dhe pa merak se unë fik krejt radarët e shtetit për ty.’ Kjo nuk është një deklaratë dashurie. Kjo është një deklaratë. Trajtimi më i madh i sigurisë kombëtare dhe kemi të bëjmë me facilitimin e trafikut të drogës nga titullari më i lartë i Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar.

Read more:Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Dhe mos harroni pozitën e kësaj zonje. Në të gjithë botën janë diku te 190 persona. Gjithë bota në total ka rreth 190 krerë të shërbimeve informative të shteteve dhe kjo zonjë është njëra prej atyre. Duhet të kuptoni se sa të lartë e ka edhe në kualifikim, edhe në certifikim, edhe në informacionet që përpunon, edhe në të dhënat që merr dhe në të dhënat që jep zonja në fjalë.

Dhe të arrijë në këtë pikë Shërbimi Informativ Shtetëror, vetëm Edi Rama mund ta çonte. Edi Rama është personi që ka propozuar në këtë detyrë Vlora Hysenin. Mos harroni si ka ardhur Vlora Hyseni, t’ua kujtojmë pak qytetarëve. Vlora Hyseni fillimisht ka qenë drejtuese e Shërbimit Informativ në Kosovë. Është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Menjëherë, muajin pasardhës, është marrë në punë si këshilltare në Kryeministrinë e Edi Ramës për çështjet e sigurisë kombëtare dhe, pa u bërë viti, është katapultuar në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Me një veçori ndryshe nga drejtorët në 36 vite, zonja në fjalë është e vetmja që, që nga muaji shtator i vitit 2023, kur Bajram Begaj, me propozim të Ramës, ka liruar nga detyra Olsian Kallushin, mos gaboj, që ishte zëvendësi i saj. Kjo nuk ka një zëvendësdrejtor. Për herë të parë në historinë e Shërbimit Informativ Shtetëror në periudhën postkomuniste, ky institucion kaq i rëndësishëm nuk ka sistemin e ‘checks and balances’, sepse mund të çmendet një moment drejtori i përgjithshëm, mund t’i rrëshqasë këmba, por ka një mekanizëm kontrolli, ka një zëvendësdrejtor. Sikundër të njëjtën gjë mund të bëjë zëvendësdrejtori, por ka një drejtor që e kontrollon. Çfarë nënkupton? Që ka qenë një plan i qartë. Zonja në fjalë, që kur ka ardhur në detyrë, është lënë e vetme dhe i janë varur në qafë çelësat e sigurisë sonë kombëtare.

Read more:“Kush ka punë me SPAK, e shkarkojmë”/ Poli Hoxha: Kryeministri me dy standarde, pse e mbron korrupsionin e Ballukut?

Por jo vetëm. I janë varur në qafë çelësat e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Mos harroni që, për shkak të detyrës dhe për shkak se ne jemi vend anëtar i NATO-s, zonja në fjalë ka marrëdhënie dhe shkëmbim të dhënash sekrete me të gjitha agjencitë ligjzbatuese që janë pjesë e NATO-s. Këtu flitet për teknologji, këtu flitet për armatim, këtu flitet për pajisjet më të fundit, këtu flitet për trafikun e drogës, këtu flitet për gjithçka që mund të jetë pjesë e diskutimit të këtyre tryezave dhe që kanë qenë në dorën e një grupi të strukturuar kriminal.”, tha ai.

Këlliçi deklaroi gjithashtu se, sipas tij, përgjegjësia politike për situatën nuk mund të ndahet nga Edi Rama. “Po, 100%. Është e pamundur… Si mendoni ju? Kush mund të mendojë që këtë individ që e merr Edi Rama, këshilltaren e vet personale, dhe më pas, pas një viti, e çon drejtoreshë të Shërbimit Informativ, Edi Rama nuk dinte? Rama… dëgjuat dhe Ramën. Jo, sepse do të tentojë të lajë duart. Do të tentojë të lajë duart për të thënë që nuk ka përgjegjësi, por këtë nuk ka budalla që e ha më. Edi Rama nuk di gjë që vidhka Belinda Balluku 50 milionë euro me porosinë në vizitë me Edi Ramën në Turqi? S’e dinte ky për Belinda Ballukun? Tha: ‘Nuk ka vepër korruptive.’. Edi Ramës do t’i dalin edhe vila të tjera të Ballukut ditët në vijim. Keni për të parë edhe në vende të tjera.

Read more:Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna

Por Edi Rama… Flitet edhe jashtë Shqipërisë dhe brenda Shqipërisë. Edi Rama nuk dinte që Erion Veliaj vidhte, me pesëdhjetë… të gjithë tenderat publikë në Bashkinë e Tiranës? E jepte lejet e ndërtimit. Edi Rama nuk dinte ç’bëhej me inceneratorin, që edhe aty do të shohim të dhëna të reja, me inceneratorin e Tiranës, që janë dhënë 190 milionë euro deri tani dhe nuk është vendosur një gozhdë, një tullë te landfilli i Sharrës.

Edi Rama nuk di çfarë bëjnë ministrat e tij. Edi Rama nuk di çfarë bëjnë drejtorët. Edi Rama nuk di çfarë bëjnë dy zëvendëskryeministrat e tij. Edi Rama nuk di çfarë bëjnë të gjithë titullarët e shtetit. Dhe i bie që Edi Rama qenka një idiot që paska 14 vite që është kryeministër dhe që e gjithë administrata e shtetit dhe njerëzit poshtë tij, të emëruarit e tij, vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë apo, më keq, janë pjesë e grupeve kriminale. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me aferë korruptive. Një sekondë të flasim, dhe prandaj debati në parlament dje ka qenë shumë i rëndë.

Read more:Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!

Po ne kemi të bëjmë me rënien e shtetit. Kanë rënë kolonat e shtetit. Në momentin që të bie Policia e Shtetit, të del drejtori i Policisë së Shtetit, njeri që i raporton krimit të organizuar dhe bandave. Në momentin që bie drejtorja e Shërbimit Informativ Shtetëror, personi që garanton sigurinë e të dhënave të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe garanton sigurinë e atdheut, e kanë edhe në faqe ata, kjo që duhet të garantonte sigurinë e atdheut. Në momentin që ty të bie siguria kibernetike e vendit, të bie AKSHI dhe është trajtuar zyrtarisht tashmë si një strukturë që është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në momentin që do të bjerë shumë shpejt edhe Kadastra, dhe po e paralajmëroj këtu te ju, sepse do të dalë se çfarë është bërë edhe në Kadastër… Në momentin që në zyrën e këtij individi, kjo është në kuadrin e hetimeve që po zhvillohen, në kuadrin e gjithë atyre të dhënave dhe informacioneve që ne i dimë, që të gjithë i dinë, këto shkelje i kemi thënë në media, i kemi denoncuar dhe, për fat të keq, do të duhen vite derisa Prokuroria e Posaçme të ngrejë zyrtarisht akuzë dhe të nxjerrë një masë sigurie për zyrtarët në fjalë. Do ta shihni në ditët në vijim, por unë dua të mbetem te thelbi. Në momentin që kanë rënë gjithë shtyllat dhe kolonat kryesore të shtetit, këtu kemi të bëjmë me një rrënim të shtetit shqiptar”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #AKSHI #Albin kurti #Armatim #Bajram begaj #belinda balluku #bota #Certifikim #Detyrë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “Balluku mbushur me akuza, Vlora Hyseni nën arrest”, Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Dosja të tëra në hetim për lidhjet e krimit me pushtetin. Ç’duhet të ndodhë tjetër?
  • “Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!
  • “Agasi nga AKSHI te SHISH, kush e beson se Rama nuk dinte?!” Këlliçi: Kanë rënë të gjitha kolonat e shtetit, duhet të japë dorëheqjen!
  • Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë, Eric Wendt dorëzon nesër letrat kredenciale te Presidenti Begaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e…

• 3 minuta më parë • 10 min lexim
Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në…

• 11 orë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by