Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Iu pranua aplikimi, Mereme Sela për Report Tv: Kam kontribut të madh në mjekësi, kjo më shtyu të garoj përballë Berishës për kryetare të PD!
Aktualitet

Iu pranua aplikimi, Mereme Sela për Report Tv: Kam kontribut të madh në mjekësi, kjo më shtyu të garoj përballë Berishës për kryetare të PD!

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mereme Sela, e cila aplikoi sot për kandidate për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 23 majit, është shprehur se është shtyrë që të futet në këtë garë, si rrjedhojë e kontributit të madh që ajo pretendon se ka dhënë për komunitetin, kryesisht në fushën e mjekësisë (pasi me profesion është mjeke).

Komentet Sela i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së.

Sela shtoi po ashtu se kishte qenë pjesë e Primareve të 2025 në PD, teksa kritikoi këtë proces, duke u shprehur se në atë kohë partia ishte thuajse inekzistente.

Read more (mereme sela):Efekti Mereme: Molotovi cinik i spinëve të Berishës në një ditë të keqe!

Më tej Sela tha se kishte ngritur shumë shqetësime në PD për mbarëvajtjen e punës në këtë parti, por edhe për shqetësimet e qytetarëve, por sipas saj, nuk ishte kontaktuar nga askush nga kupola drejtuese, për zgjidhjen e problemeve.

“Unë jam 58-vjeçe dhe kam një karrierë 37-vjeçare në mjekësi. Duke parë për një komb, 3 shtyllat kryesore, shëndeti, arsimi, ekonomia, për të pasur familje dhe fëmijë, këto janë bazat kryesore të programit që unë kam përgatitur, që do ta paraqes pasi të zyrtarizohet kandidatura. Këto janë arsyet bazë që mua më kanë shtyrë që të jem kandidate për kryetare të PDSH. Kam që nga 2014 anëtare e PD-së. Të gjitha kriteret e shfaqura, i plotësoj. Kriterin e kontributit politik në politikë dhe jetën shoqërore e komunitare, e plotësoj më së miri. Unë s’kam mbajtur poste të larta në drejtimin politik të PD-së, pasi i gjithë komuniteti i Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës, e dinë kontributin që kam unë për gjithë komunitetin në mjekësi.

Poste drejtuese nuk më janë dhënë. Në primaret e 2025 isha një ndër kandidatet dhe nuk mbeta shumë e kënaqur. Ishte një gjë që anëtarësia nuk e dinte dhe listat e anëtarësisë nuk ishin prezentë. Të paktën flas për rrethin e Krujës, ishte një PD inekzistente. I kam shprehur të gjitha shqetësimet, por nuk kam pasur asnjë kontakt qoftë edhe për të bashkëpunuar për të mirën e partisë, të qytetarëve dhe komunitetit. Duke qenë një frymë e re në drejtim, një frymë e re që ka një impakt pozitiv për të gjithë komunitetin e qarkut, për qendrën spitalore, për Fushë-Krujën dhe Krujën, por absolutisht, sidomos pas pandemisë Covid 19, shërbimi shëndetësor i mjekëve ishte përtej kufirit. Këto janë arsyet që më kanë shtyrë. Mendoj se duke qenë femër, me vite karriere, si dhe duke ditur gjithçka çalon në këto 3 shtylla kryesore, unë mendoj se jam personi më i duhur”, tha mes të tjerash Sela.

Read more (PD):Ardi Stefa: Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës është fyerje e inteligjencës sonë, vrasje e asaj partie

Teksa u pyet nëse gara ishte e paracaktuar për të favorizuar Sali Berishën, Mereme Sela tha se nuk kishte kritika dhe se nuk donte të luftonte me askënd. Ajo shtoi se ishte natyre e buzëqeshur dhe e paqtë.

“Meqënëse përflitet se duhet një figurë e re, pa probleme me askënd dhe impakt pozitiv, mendoj se jam e duhura. Unë për doktorin kam respekt, e kam pasur profesor. Unë jam konsumuar vetëm në shëndetin publik për popullin, por nuk jam e konsumuar në jetën politike. Zëre se kandidon një studente me profesorin. Aplikimin e kam marrë vesh dje, për kriteret. Bëra të gjithë dokumentat që duheshin dhe i dorëzova. Unë jam një njeri i buzëqeshur dhe i paqtë, nuk jam për të luftuar me asnjë. Luftën e ka bërë Skënderbeu, ka mbaruar punë”, vijoi më tej Sela.

Read more (Komuniteti):2,082 persona marrin pjesë në projektin e pastrimit në Wisconsin, thyejnë rekordin botëror

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:26

Mereme Sela për Report Tv: Nëse do të bëhesha kryeministre, Sali Berishën nuk do e bëja ministër

Mereme Sela, të cilës iu pranua aplikimi për kandidate për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 23 majit (pavarësisht se kandidatura nuk është zyrtarizuar ende), ka deklaruar se nëse një ditë do të arrinte të bëhej kryeministre, Sali Berishën nuk do ta emëronte ministër

Komentet Sela i bëri në emisionin ‘Flontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, teksa u pyet nga juristi Kreshnik Spahiu, mbi vendimet që do të ndërmerrte nëse do të zgjidhej në krye të PD-së dhe më pas kryeministre.

Kreshnik Spahiu:A do e bënit Sali Berishën ministër apo zv.ministër nëse bëheni kryeministre?

Read more (frontline):Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha

Mereme Sela:Nëse do bëhem kryetare e PD-së, patjetër i takon të jem edhe kryeministrja. Mendoj se do të jetë risi edhe për Shqipërinë. Por ministra e deputetë, po flasim për frymë të re.

Kreshnik Spahiu:Kështu që më mirë djem dhe vajza të reja në vend të Berishës?

Read more (Arsimi):VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

Mereme Sela: Patjetër që figura të reja, me gjithë respektin për doktorin, për profesorin.

Kreshnik Spahiu:Kështu që më mirë nivel zv.ministri apo drejtori, që mos të mbëtet pa gjë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi #ekonomia #Familje #frontline #Komuniteti #Kreshnik Spahiu #mereme sela #PD #sali berisha #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Trump sulmon Netanyahun: Duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së, pa ne Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë
  • Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault
  • Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
  • Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina
  • Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Botë Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by