Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trashëgimtarja e pasur angleze që vodhi art për IRA-n
Aktualitet

Trashëgimtarja e pasur angleze që vodhi art për IRA-n

• 1 Maj, 2026 • 11 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E përgatitur për një jetë me shtëpi luksoze në fshat, Rose Dugdale hodhi poshtë prejardhjen e saj të privilegjuar dhe iu bashkua IRA-s. Në prill të vitit 1974, raportoi BBC, ajo mori pjesë në “një nga grabitjet më të mëdha të artit në histori.”

Nga: Greg McKevitt / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

E lindur në privilegj në vitin 1941, Bridget Rose Dugdale dukej e përcaktuar për një jetë të rehatshme dhe tradicionale. E edukuar nga një guvernante franceze, e arsimuar në shkolla elitare evropiane dhe e futur në shoqërinë e lartë si debutuese e prezantuar para Mbretëreshës, ajo u përgatit për një jetë me shtëpi në fshat dhe me detyra shoqërore me një bashkëshort të duhur me prejardhje të patëmetë.

Në vend të kësaj, në mesin e të tridhjetave, Dugdale kishte djegur çdo urë me botën që e kishte krijuar atë. Ajo dhuroi trashëgiminë e saj, vodhi para nga familja e vet, rrëmbeu një helikopter për të sulmuar një stacion policie dhe luajti një rol qendror në një nga grabitjet më të mëdha të artit në histori. Ishte një udhëtim që do të përfundonte me të duke ndihmuar në zhvillimin e bombave për IRA-n.

Refuzimi i saj ndaj rritjes në establishment filloi kur, si debutuese, u zmbraps nga rituali dhe ekstravaganca shoqërore. Ajo u shty me ngurrim të merrte pjesë në Sezon, një vorbull gjashtëmujore festash dhe angazhimesh e projektuar për të futur vajzat 17 dhe 18-vjeçare, të pasura ose me prejardhjen e duhur, në tregun e martesës. Ajo më vonë e përshkroi balon e saj të debutimit – hyrjen e saj formale në shoqërinë e klasës së lartë – si “një nga ato çështjet pornografike, që kushtonin sa marrin rreth 60 pensionistë në gjashtë muaj.”

Read more (Ford):USS Gerald R. Ford po kthehet në SHBA pas më shumë se 300 ditësh në det

Në kundërshtim me planet e prindërve të saj për të, ajo shkoi në Universitetin e Oksfordit në vitin 1959 për të studiuar filozofinë, politikën dhe ekonominë. Kur ishte atje, ajo dhe një shoqe u veshën me rroba burrash për të hyrë fshehurazi në një debat – vetëm për burra – në Unionin e Oksfordit, si protestë kundër kufizimit. Pas një periudhe në një universitet amerikan, u kthye në Londër në vitin 1964 për të dhënë mësim dhe për të punuar si ekonomiste në Ministrinë e Ndihmës dhe Zhvillimit Jashtë Vendit. Protestat radikale studentore të vitit 1968 e tërhoqën drejt të majtës revolucionare dhe më pas ndodhi një pelegrinazh në Kubë. Kur u kthye në Britani, u zhyt në politikën radikale duke punuar në heshtje mes komuniteteve të varfra në Totenhem, në veri të Londrës, ndërsa fshehte pasurinë e saj. Deri në vitin 1973 kishte dhënë shumicën e parave.

Rose Dugdale (majtas) dhe Jennifer Grove të veshura si burra(Foto: Getty Images)

E fiksuar së fundmi pas Telasheve [Troubles] në Irlandën e Veriut, ajo ndihmoi në organizimin e një bastisjeje në shtëpinë e prindërve të saj në pronën e tyre prej 800 akrash në Devon, duke vjedhur rreth 82 mijë paundë art dhe argjend – ekuivalente me rreth 1.3 milion paundë (1.5 milion euro) sot. E arrestuar dhe sfiduese në gjykatë, i tha të atit i cili ishte në bankën e dëshmitarit: “Të dua, por në të njëjtën kohë urrej gjithçka që përfaqëson.” Duke iu drejtuar gjyqtarit, ajo tha: “Ju më keni kthyer nga një intelektuale e pabindur në një luftëtare për liri.” Në vend që të bëhej martire politike, ajo u largua me një dënim me kusht prej dy vjetësh.

Brenda disa muajve kishte filluar të krijonte lidhje me IRA-n [Irish Republican Army]. Megjithatë, republikanët militantë irlandezë ishin natyrshëm dyshues ndaj kësaj të huaje angleze të klasës së lartë dhe u distancuan prej saj. Në një aventurë të çuditshme, ajo mori pjesë në një mision të paautorizuar në janar 1974 me disa figura pranë IRA-s për të rrëmbyer një helikopter në Kontenë Donegal.

E detyruan një pilot civil të ngrihej, me synimin për të hedhur bidona qumështi të mbushur me eksploziv mbi një stacion policie pak përtej kufirit në Irlandën e Veriut, në Straban, Kontenë Tajron. Por, helikopteri ishte i mbingarkuar në mënyrë të rrezikshme dhe dy bidona duhej të hidheshin në det pasi u dha paralajmërimi se fluturakja mund të rrëzohej. Fitili u ndez para kohe në një bombë tjetër dhe duhej të hiqej me nxitim. Bidoni i fundit e humbi objektivin e synuar, duke rënë i paprekur në një kopsht aty pranë dhe u neutralizua nga ekspertët e çminimit. Majori Richard Earle, i ushtrisë britanike, më vonë i tha BBC-së se si ushtarët i referoheshin me përqeshje “kësaj arme të re ushtarake: bidoni i qumështit ajër-tokë.”

Read more (angli):Arbitri i UEFA-s arrestohet për ‘sulm të dyshuar seksual ndaj një djali’, udhëtoi në Britani për të gjykuar ndeshjen! I përzgjedhur për Kupën e Botës

Sulmuesit e armatosur hynë me forcë në një shtëpi madhështore

Por, Dugdale shpejt pushoi së qeni objekt talljeje. Pasi u kthye në Angli, kërkohej për gjashtë akuza për kontrabandë armësh në Mançester, dhe edhe ushtria në Irlandën e Veriut e kërkonte atë. Deri atëherë ajo vepronte me një rrjet të lirshëm republikanësh irlandezë, disa në IRA, disa jashtë saj. Në arrati dhe duke jetuar në shtëpi të sigurta të IRA-s në Republikën e Irlandës, ajo kërkonte një mundësi tjetër për të ndihmuar fushatën e tyre të dhunshme të armatosur.

Një artikull në Daily Express, më 27 shkurt 1974, mund t’ia ketë dhënë asaj disa ide. Nën titullin “Dhimbje koke për një njeri të pasur me një padron të vjetër në shtëpi,” lexuesit informoheshin se Sër Alfred Beit, 71 vjeç, anëtar i familjes së tregtisë me diamante nga Afrika e Jugut dhe ish-deputet konservator, ishte një nga vetëm katër pronarët privatë të veprave të Johannes Vermeerit, piktorit holandez të veprës Vajza me një vath perle. “Mbretëresha, një Rothschild dhe një magnat amerikan i naftës janë të tjerët.”

Artikulli shpjegonte se ndërsa Sër Alfredi ishte “duke kaluar dimrin në Afrikën e Jugut,” Vermeeri i tij do të varej në Galerinë Kombëtare në Dublin. “Me kthimin e tij do të transferohet në vendin e tij të zakonshëm – në shtëpinë e tij në pronën Rasborou në Kontenë Viklov.”

Më vonë, më 26 prill 1974, katër grabitës të armatosur hynë me forcë në shtëpinë madhështore të Sër Alfredit dhe Lejdi Clementine Beitit, duke e goditur në kokë me një revolver. John Simpson i BBC-së raportoi: “Të udhëhequr nga një grua me një theks që dukej francez, ata e çuan Lejdi Beitin në bodrum dhe e lidhën Sër Alfredin dhe pesë vetë nga stafi i tij, pastaj vazhduan të shqyenin pikturat më të mira nga kornizat, me sa duket pa asnjë shqetësim për vlerën e tyre.”

Read more (Afrika e jugut):Sfida ekstreme, zgjidh kubin e rubikut gjatë hedhjes me parashutë – hyn në Guinness

Sër Alfredi i tha Simpsonit: “Dëgjova vetëm një burrë, atë që më goditi në kokë me bishtin e pistoletës dhe bëri disa komente shumë fyese antikapitaliste.”

– YouTube

Gruaja me theksin e dyshimtë francez u tha bashkëpunëtorëve të saj të merrnin pikturat më të vlefshme në koleksion: një Vermeer, disa Gabriël Metsu, një Goya, një Velázquez të hershëm, Portretin e një kalorësitë Frans Halsit. “Me një sulm, në pak minuta, ju keni humbur një nga koleksionet më të mëdha të pikturave në botë,” i tha Simpsoni, Sër Alfredit, në raportin e BBC-së. Ai u pajtua, duke shtuar: “S’ka para që mund të kompensojnë humbjen e këtyre objekteve të bukura.”

Kanavacat e marra nga banda ishin mjaft të vogla për t’u futur në makinën e tyre Ford Cortina dhe ata u larguan me shpejtësi. Gjysmë ore më vonë, Sër Alfred Beiti arriti të lirohej dhe thirri policinë e cila vendosi postblloqe dhe vuri aeroportet dhe portet detare në gatishmëri të lartë.

Disa ditë më vonë, mbërriti një kërkesë për shpërblim, duke kërkuar transferimin në një burg të Irlandës së Veriut të Marian dhe Dolours Priceit, dy motrave të burgosura në Angli për një sulm me bombë makinë të IRA-s në Old Bejli në Londër në vitin 1973.

Read more (Afrika):Terroristët nisin sulme në Mali, raprotohet për të shtëna dhe shpërthime

Sër Alfredi këmbënguli se nuk do të kishte asnjë lidhje me “njerëzit e dhunshëm dhe të pamëshirshëm që kryen bastisjen.” Tashmë e kërkuar për bombardimin me helikopter, Rose Dugdale dyshohej gjithashtu për këtë grabitje. Kryeinspektori James Murphy, i cili më vonë do të drejtonte kërkimin e pasuksesshëm për kalin e garave të rrëmbyer Shergar, u tha gazetarëve se ajo nuk ishte e përjashtuar nga hetimet e tij.

U martua në burg

Kërkimi përfundoi në një vilë në Prizon Kov, pranë Glendorit në Uest Kork rreth 306 kilometra nga vendi ku u morën pikturat. Dy policë po bënin kontrolle rutinë derë më derë kur u bënë dyshues. Një fermer vendas u tha atyre se ia kishte dhënë me qira bungalovin një burri dhe një gruaje dy ditë para se të ndodhte grabitja. Pasi kërkuan përforcime, oficerët hynë në pronën e zbrazët dhe vunë re disa dokumente që lidheshin me pikturat.

Polici Thomas Barrett i tha BBC-së se kur gruaja u kthye në shtëpi, ajo dukej e trazuar. Një koleg i tregoi për një zbulim interesant jashtë. “Në makinë gjetëm gjashtë pako që dukeshin si piktura. Ato ishin shumë mirë të paketuara dhe mendoj se ishin gati për transport.”

Dugdale kujtoi në vitin 2012: “Më kujtohet që dola me paruken time të vogël dhe u përpoqa të flisja frëngjisht për t’u dukur sikur isha një turiste e huaj, por duket se nuk i binda.”

Kur doli në gjykatë për dënimin, ajo u deklarua “fajtore, me krenari.” U dënua me nëntë vjet burg për pranimin e pikturave të vjedhura, me nëntë vjet të tjera që do të vuanin njëkohësisht për rrëmbimin e helikopterit.

Read more (Babai):Tragjedi familjare në SHBA, nëna kryen vetëvrasje pasi burri i vrau foshnjën

Gjatë gjyqit, ajo zbuloi se ishte shtatzënë. Babai ishte Eddie Gallagher, bashkëpunëtori i saj në të dy krimet. E pyetur nga biografi Sean O’Driscoll se si u zhvillua marrëdhënia e tyre, Gallagheri tha: “E di si është kur je bashkë dhe ka një tufë qensh që të ndjekin për të të futur në burg, dhe përfundon në të njëjtin shtrat. Pra, çfarë do të bësh? Mund të flasësh vetëm për kaq gjatë.”

Dugdale lindi djalin e saj, Ruairi, në burgun e Limerikut dhe, në vitin 1978, Dugdale dhe Gallagheri u martuan në burg.

Dugdale u lirua në vitin 1980 dhe u zhvendos në Dublin për të rritur djalin e saj. Ndërsa ditët e saj të hershme si një aspirante e IRA-s mund të kenë qenë disi absurde, vitet e mëvonshme morën një kthesë më vdekjeprurëse. Sean O’Driscoll, autor i librit Trashëgimtare, rebele, vigjilente, bombarduese: Jeta e jashtëzakonshme e Rozë Dagdejlit [Heiress, Rebel, Vigilante, Bomber: The Extraordinary Life of Rose Dugdale], i tha BBC-së se kishte prova që ajo ishte e përfshirë në zhvillimin e armëve të IRA-s, duke përshkruar se si ajo vizitonte rregullisht një shtëpi të sigurt në Kontenë Majo ku ata i testonin armët në plazh.

Dugdale vdiq në mars të vitit 2024, në moshën 83-vjeçare. Po atë muaj u publikua filmi Baltimori [Baltimore], që përshkruante grabitjen e veprave të artit, me Dugdalein të luajtur nga Imogen Poots. Dugdale nuk u pendua deri në fund, duke i thënë O’Driscollit se “dita më e lumtur e jetës së saj” ishte rrëmbimi i helikopterit. “Ishte hera e parë që ndjeva sikur isha vërtet në qendër të gjërave, se po bëja vërtet atë që thashë se do të bëja.” /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Afrika #Afrika e jugut #angli #Armët #Babai #Ford #Greg mckevitt #Ira #Irlanda e veriut #Rose dugdale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin