Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rina Ajdari në PodGo: BDI çdo herë ka qenë e zëshme, VLEN është në qeveri për të relativizuar politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së
Aktualitet

Rina Ajdari në PodGo: BDI çdo herë ka qenë e zëshme, VLEN është në qeveri për të relativizuar politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për rolin e grave në politikë, BDI-në në opozitë, si dhe punën e Qeverisë së RMV-së.

Ajo tha se BDI ka qenë e zëshme edhe në Qeveri edhe në opozitë, duke çuar përpara procese të rëndësishme. Në lidhje me reformat në parti, ajo tha se BDI është ndër të vetmet që ka realizuar veting të brendshëm dhe shumicën e kryesisë së re i ka figura të reja.

Read more:Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

“BDI ka qenë e zëshme edhe në opozitë edhe në Qeveri. Atëherë si parti e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës dhe që kishte pushtet dhe çonte procese përpara. Tani është e zëshme në opozitë, ashtu siç e lejon opozita”.

“Është mirë të reformohen edhe partitë tjera politike. Reformat në BDI kanë ardhur si proces me shumë zhvillime të brendshme, por si proces i natyrshëm. Më 20 dhjetor patëm kongresin e partisë, u përzgjodhën anëtarësia e Këshillit të Përgjithshëm, mbi 80 përqind janë anëtarë të rinj. Poashtu kemi kryesi qendrore që është me anëtarë të rinj. Jemi në një proces të formimit të degëve dhe nëndegëve të partisë. Reformat u bëjnë mirë të gjitha partive. Ajo që na dallon neve është se me kërkesë të kryetarit kemi bërë veting të brendshëm”, tha deputetja Ajdari.

Read more:Dauti: Është koha për të arritur një marrëveshje tjetër në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për formën e formimit të qeverive të ardhshme

Ndërsa sa i përket Qeverisë OBRM-PDUKM dhe VLEN, ajo tha se partneri shqiptar brenda qeverisë është në ekzekutiv vetëm për të relativizuar politikat destruktive të partnerit maqedonas.

Read more:BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Milorad Dodik është më i thellë

“Qeveria OBRM-VLEN është ekskluzivisht vetëm qeveri e OBRM-PDUKM-së. Ka shumë argumente për këtë. Së pari VLEN hyri në qeveri si humbës, pa legjitimitet, dhe pothuajse është aty për të relativizuar politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së. Që kur u votua në Kuvend, programi i Qeverisë është kryekëput program i OBRM-PDUKM-së. Erdhën në qeveri duke promovuar ndryshimin, do të bëjnë ndryshimet kushtetuese, do ta çojnë vendin përpara dhe nuk e bënë. VLEN na tha se nuk do të jetë pjesë e qeverisë pa ndryshimet kushtetuese, më pas dhanë afat 3 muaj, 6 muaj, 1 vit dhe tani pas 2 viteve nuk ka asgjë. U shfuqizua Balancuesi, i cili rregullonte çështjen e punësimeve. U provua të abrogohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Na akuzonin se kemi lënë “20 përqindëshin”. VLEN nuk e nënshkroi rezolutën për dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe nuk e nënshkroi rezolutën për ish-krerët e UÇK-së të cilët mbahen padrejtësisht në Hagë“, theksoi deputetja.

Kurse sa i përket rolit të grave në politikë, ajo tha se kjo fillon me edukimin e vajzave në familje, por duhet të ketë edhe rregullative ligjore që mundësojnë pjesëmarrjen e grave në pushtetin ekzekutiv.

Read more:Adriana Matoshi pozon sportive dhe në të zeza, mes turbulencave politike në Kosovë

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë brenda grupit parlamentar në Kuvend. Në BDI kemi zëdhënëse, nënkryetare. Çdo grua që e bënë punën e saj me përkushtim, i shkon fjala. Kemi nevojë shumë si shoqëri dhe shtet ta avancojmë pozitën e gruas. Kjo nis që në familje, si ne i edukojmë gratë të marrin pozitat e tyre në shoqëri. Pjesa tjetër më pas rregullohet me ligj dhe vullnet të mirë. Ngecjen më të madhe tani e kemi në ekzekutiv. Mendoj që duhet të rregullohet me ligj që mandatari të jetë i obliguar që 40% të ministrave dhe zv.ministrave t’i ketë gra”, tha deputetja. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bdi #Familje #Hagë #kuvend #Ligji për përdorimin e gjuhëve #Ndryshimet kushtetuese #Podgo #Rina ajdari

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 25 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by