Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSG eliminoi Bayernin dhe siguroi finalen e Championsit, Enrique: Një dhuratë për të gjithë tifozët! Kompany: Luajtëm si të barabartë, e provojmë sërish
Aktualitet

PSG eliminoi Bayernin dhe siguroi finalen e Championsit, Enrique: Një dhuratë për të gjithë tifozët! Kompany: Luajtëm si të barabartë, e provojmë sërish

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbrëmjen e të mërkurës Champions League dhuroi një ndeshje shumë të bukur në Munich. Bayern dhe PSG barazuan 1-1, por miqtë nga Franca morën biletën për në finale edhe pas fitores 5-4 në sfidën e parë në Paris. Tanimë PSG ka siguruar finalen e dytë radhazi të Champions League, duke qenë edhe kampioni në fuqi i turneut.

Pas ndeshjes për mediet folën dy trajnerët, Luis Enrique dhe Vincent Kompany. Për Enriquen ekipi i tij e meritoi edhe pse përballë kishte një ekip në nivel të barabartë. Trajneri spanjoll u shpreh se trofeu do të jetë një dhuratë për tifozët, duke nisur sfidën me Artetan, kolegun bashkëkombas të Arsenalit.

“Janë kujtime të bukura. Mund ta mbyllnim ndeshjen me shumë intensitet. Mbrojtja ishte më e mirë se sulmi. Karakteri që treguam ndaj një skuadre si Bayern është shumë pozitiv. Jemi shumë të lumtur që arritëm një finale të dytë radhazi në Champions League”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

Ai theksoi gjithashtu natyrën e vështirë të ndeshjes, duke e përshkruar atë si një duel mes dy skuadrave me filozofi të ngjashme loje.

Read more:“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” – Rice flet pas fitores së Arsenalit

“Ishte shumë intensive, shumë e vështirë. Ata luajnë futboll në nivelin më të lartë. Të dy ekipet janë të ngjashme, na pëlqen të ushtrojmë presion lart. Jemi shumë të lumtur”, vijoi ai.

Në fund, trajneri spanjoll preku edhe një moment personal, duke e lidhur suksesin me një rast të veçantë.

“Pas dy ditësh kam ditëlindjen. Jam shumë i lumtur. Jemi në fazën tjetër të kompeticionit, në finalen e Champions League. Duam t’ua japim trofeun si një dhuratë tifozëve tanë”, tregoi Luis Enrique.

Read more:Champions League/ Barazim 1-1 në Munich, PSG eliminon Bayernin dhe gjen Arsenalin në finalen e Budapestit

Nga ana tjetër, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany nuk e fshehu zhgënjmin për eliminimin.

“Natyrisht është e vështirë ta pranosh, humbëm ngushtë. U përballëm si të barabartë me PSG-në dhe këto ndeshje vendosen nga detajet e vogla. Pjesa e parë ishte e mirë për ne, ndjeva se ishim skuadra më e mirë dhe shpesh arritëm në zonat ku jemi të rrezikshëm, por PSG mbrojti shumë mirë krosimet.

Edhe pse krijuam situata të rrezikshme, ata u siguruan që të mos arrinim goditjen finale. Baza është gjithmonë energjia dhe skuadra e tregoi sërish këtë. Fatkeqësisht nuk jemi në finale. Duhet të pranojmë se luajtëm kundër një kundërshtari të madh”, tha ai fillimisht.

Read more:Pas suksesit në Evropë, “Krusha” drejt tregut amerikan me marrëveshje të re

Trajneri belg nuk dorëzohet, duke premtuar se në sezonin e ri ekipi i tij do të jetë mes pretendentëve.

“Champions League ka mbaruar për ne tani, por do të ketë momente dhe mundësi të tjera. Kjo përbën motivim të madh edhe për mua. Niveli i të dyja skuadrave ishte shumë, shumë i lartë. PSG ka kaq shumë cilësi, ndoshta ka qenë skuadra më e mirë në Evropë në dy vitet e fundit. Kemi luajtur 5 herë kundër tyre deri tani, kemi fituar dy herë, kemi humbur dy dhe kemi barazuar një. Provuan gjithçka, duhet ta them. Urime PSG-së, por ne do të provojmë sërish”, tha Kompany.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #Bayern Munchen #Bayern munich #champions league #Franca #gjermani #Harry kane #Luis enrique #Ousmane dembele #Psg #uefa #Vincent kompany

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
  • VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?
  • VIDEO/ Auron Dodi: Zgjedhjet në Gjermani tronditin CDU-në e Merz, forcohen e Majta dhe AfD-ja. Çfarë pritet pas rezultatit?
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 6 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin