Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Laburistët pësuan humbje të madhe në zgjedhjet lokale, kryeministri Starmer: Nuk e jap dorëheqjen
Botë

Laburistët pësuan humbje të madhe në zgjedhjet lokale, kryeministri Starmer: Nuk e jap dorëheqjen

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deri dje mendohej se laburistët do humbisnin keq në zgjedhjet lokale të 7 majit, por që laburistët në pushtet të përfundonin partia e tretë në shkallë vendi për nga vendet e fituara në pushtetin lokal, dhe të humbisnin në Uells, dhe të dalin partia e tretë në Skoci, është thjesht e paimagjinueshme, vetëm dy vjet pas fitores spektakolare në zgjedhjet e përgjithshme.

Fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve janë partia “Reforma”, e populistit Nigel Farage, ndërkohë konservatorët kanë hapur kapakun e arkivolit të tyre politik, kur mendohej se do ishin të vdekur por të pakallur. Kryeministri laburist Starmer, është duke përjetuar Starmagedonin e tij politik, edhe pse ka deklaruar se nuk do largohet nga posti. Por është reagimi i deputetëve të tij në grupin parlamentar ai që ka më shumë rëndësi për avenirin politik të kryeministrit, pasi në fund të fundit ata janë gjykatësi, juria edhe ekzekutori i kryeministrit laburist dhe e ardhmja e tij në fund të fundit është në duart e tyre.

Read more:LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vendos për bashkimin me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet lokale bënë që laburistët të humbasin deri më tani thuajse gjysmën e vendeve, ndërkohë partia “Reforma” e Farage arrin fitore masive për të dytin vit radhazi, me dyfishin e vendeve në pushtetin lokal se laburistët. Vota në rang vendi duket se e vendos partinë e Brexit-it, çka realisht është, në kuotën e 27 për qind të votës në shkallë vendi, dhe konservatorët e qendrës së djathtë në 20 për qind, ndërkohë laburistët në vend të tretë.

Read more:Zgjedhjet lokale në Britani, kryeson partia e Farage, Laburistët e Starmer vijojnë humbjet në çdo bashki

Laburistët kanë humbur më keq në zonat elektorale që dikur kanë qenë bastionet e tyre në rajonet industriale, dhe vota në radhët e klasës punëtore është historikisht për Partinë Laburiste, ose në shqip, Partinë e Punës. Laburistët humbën Uellsin në zgjedhjet rajonale, një bastion që e kanë kontrolluar prej 100 vjetësh. Ndërkohë janë të tretët në Skoci.

Read more:Dy top klube rivalizojnë Realin për transferimin e Enzo Fernandez

Sistemi dypartiak në Britani është shkërmoqur këtë të premte në testin më të rëndësishëm të opinionit publik, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2029, ku pak besojnë se laburistët do shkojnë me të njëjtin lider, kryeministrin aktual, i cili sipas sondazheve të opinionit publik, kryeministri Starmer rezulton me mbështetjen më të keqe për të gjithë liderët e Britanisë deri më sot.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #E ardhmja #Nigel Farage #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
  • LIVE- Dita e 85-të radhazi revoltë, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 10 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by