Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mbretëria e Bashkuar premton aeroplanë, dronë dhe anije luftarake për misionin mbrojtës të Ngushticës së Hormuzit
Aktualitet

Mbretëria e Bashkuar premton aeroplanë, dronë dhe anije luftarake për misionin mbrojtës të Ngushticës së Hormuzit

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të kontribuojë me dronë, aeroplanë luftarakë dhe një anije luftarake në një mision të përbashkët që synon mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Ministri i Mbrojtjes, John Healey njoftoi paketën në një samit virtual të ministrave të mbrojtjes të martën, transmeton Telegrafi.

Ajo përfshin sisteme autonome për të zbuluar dhe pastruar minat detare, anije me dronë dhe aeroplanë Typhoon për patrullime ajrore.

Më shumë se 40 vende të tjera janë të përfshira në mision, i cili, sipas Healey, do të fillojë kur të krijohen kushtet.

Për muaj të tërë, Irani ka kontrolluar Ngushticën e Hormuzit – një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë – në hakmarrje për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.

Read more:Negociatat me SHBA, Irani i dorëzon përgjigjen Pakistanit: Ndërprerje të luftës, heqje e sanksioneve! Trump: E papranueshme!

SHBA-të, nga ana e tyre, kanë zbatuar një bllokadë të porteve iraniane për të ushtruar presion mbi Teheranin që të bjerë dakord me kushtet e tij – një veprim që e ka zemëruar Iranin.

Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë përdor rrugën ujore vendimtare, bllokimi i së cilës ka bërë që çmimet të rriten në nivel global.

Një armëpushim ka qenë në fuqi midis SHBA-së dhe Iranit që nga prilli, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se është në “mbështetje masive të jetës”.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve në ngushticë.

Read more:Lufta/ Trump takohet me gjeneralët: Po shqyrtojmë mundësinë e rifillimit të luftës me Iranin! Rriten kontrollet e Teheranit në Hormuz

SHBA-ja ka përdorur armë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh në luftën me Iranin

Më shumë se 1,000 personel britanik janë vendosur tashmë në rajon si pjesë e operacioneve ekzistuese mbrojtëse, duke përfshirë ekipet kundër dronëve dhe skuadriljet e aeroplanëve të shpejtë, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes tha se misioni shumëkombësh – i cili u njoftua muajin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca – është rreptësisht mbrojtës dhe synon të rivendosë besimin për anijet tregtare përgjatë Ngushticës së Hormuzit.

Ajo tha se kontributi mbështetet nga 115 milionë funte fonde të reja për dronë gjuetie minash dhe sisteme kundër dronëve.

“Me aleatët tanë, ky mision shumëkombësh do të jetë mbrojtës, i pavarur dhe i besueshëm,” tha Healey në një deklaratë.

Read more:Britania dhe Franca do të organizojnë samitin e mbrojtjes për Ngushticën e Hormuzit

Sipas planit, HMS Dragon – shkatërruesi i mbrojtjes ajrore që është tashmë në rrugën e tij drejt Lindjes së Mesme – gjithashtu do të “jetë gati për çdo mision” për të siguruar ngushticën, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ai shtoi se një anije tjetër britanike, RFA Lyme Bay, vazhdon të përmirësohet me pajisje të reja, nëse kërkohet për operacionet në ngushticë.

Njoftimi vjen ndërsa Healey i ofroi mbështetjen e tij Keir Starmer, ndërsa dhjetëra deputetë laburistë i bënë thirrje kryeministrit të jepte dorëheqjen. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

Tags: #Anije #Anije luftarake #Anijet #Armë #Britania e madhe #Irani #John healey #Keir starmer #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik
Nga të njëjtat tag-e
  • Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 17 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

TIRANË– Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec.…

• 40 minuta më parë • 15 min lexim
Aktualitet

Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Banorët e Zvërnecit, në zonën ku planifikohet të ndërtohet resorti turistik me vlerë 4 miliardë dollarë, shprehen në…

• 42 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by