Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për çështjen e komisionit për McGonigal, pranohet hetimi parlamentar për zgjedhjet e 2025-ës
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për çështjen e komisionit për McGonigal, pranohet hetimi parlamentar për zgjedhjet e 2025-ës

• 1 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për çështjen e komisionit hetimor për McGonigal, siç raporton Anila Hoxha.

Ky komision u kërkua nga PD por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Ndërkohë, Gjykata ka pranuar komisionin hetimor për zgjedhjet.

Read more:Padia kundër Dados/ Veliaj në gjyq: Procesi ndaj meje u ngrit në errësirë! I rrëzohet kërkesa për gjyq live! KLP: Të moslegjitimohet si palë paditëse

VENDIMET:

Gjykata Kushtetuese, në datën 05.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup prej 38 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (më shumë se një e katërta e deputetëve), me objekt: “1.Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 01.06.2026, pasi shqyrtoi pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, konstatoi se:

Read more:“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura

  1. Kërkuesi legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues. Kërkesa është paraqitur nga i njëjti grup deputetësh që ka kërkuar edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. Numri i deputetëve plotëson pragun kushtetues prej një të katërtës së numrit të deputetëve të Kuvendit sipas nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, që kanë kompetencën për të detyruar Kuvendin në ngritjen e komisionit hetimor. Kërkesa është paraqitur në Gjykatë në datën 12.11.2025, pra brenda 6 muajve nga çasti i lindjes së konfliktit, më 30.10.2025, kur Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore në seancë plenare.
  2. Në lidhje me themelin e pretendimeve, që lidhej me cenimin e të drejtës së deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, Gjykata vlerësoi:
  3. me shumicë votash, ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 77/2025 i Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”” dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet pranuar, pasi nuk plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues “çështje e veçantë” të lidhur edhe me ekzistencën e indicieve të qarta, për shkak të qasjeve të ndryshme në arsyetim, sipas të cilave ky komision nuk duhej ngritur për shkaqe që lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes së pushteteve. Për rrjedhojë, ky kërkim bazuar në nenin 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës konsiderohet i rrëzuar;
  4. Read more:Zbulohet propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit do merren me shumicë të kualifikuar

  5. njëzëri,ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 78/2025 i Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025””, si dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duhet pranuar, pasi plotëson njëkohësisht kriteret kushtetuese të ngritjes së komisionit hetimor sipas nenit 77, pika 2, të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese.

Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77 dhe 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Read more:Kjo është pasuria e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu

  1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
  2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
  3. Shfuqizimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  4. Read more:Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ka kthyer njerëzit për spiunazh në Kinë, jo në SHBA

  5. Rrëzimin e kërkimeve të tjera.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #FBI #Gjykata #gjykata kushtetuese #Komision #Vendimi #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin