Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
Botë

Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë

• 13 Qershor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pavarësisht sinjaleve optimiste nga ndërmjetësit pakistanezë, Irani ka deklaruar se një marrëveshje kornizë me Shtetet e Bashkuara nuk pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se mundësia për një marrëveshje në ditët në vijim mbetet e hapur, por theksoi se Teherani mbetet i kujdesshëm për shkak të asaj që e cilësoi si “paqëndrueshmëri të palës tjetër”.

“Mundësia që kjo të ndodhë në ditët në vijim nuk përjashtohet. Megjithatë, për shkak të paqëndrueshmërisë së palës tjetër, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo deklarate në lidhje me këtë proces”, u shpreh Baghaei, sipas agjencisë iraniane Tasnim.

Read more:Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Ai sqaroi se dokumenti në diskutim nuk përbën një marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe SHBA-së, por një memorandum që përcakton pikat kryesore të mosmarrëveshjeve dhe kushtet për përfundimin e konfliktit.

Deklaratat e zyrtarit iranian vijnë pasi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, njoftoi se kushtet e marrëveshjes mund të finalizohen brenda 24 orëve të ardhshme. Mesazhi i tij në rrjetin social X u ripostua më pas edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump në platformën Truth Social.

Read more:Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit bëri të ditur se ceremonia e nënshkrimit elektronik të marrëveshjes është planifikuar për nesër. Sipas autoriteteve pakistaneze, ministri i Jashtëm Mohammad Ishaq Dar ka zhvilluar gjithashtu bisedime me homologun e tij nga Arabia Saudite lidhur me zhvillimet e fundit.

Edhe një burim i afërt me negociatat i tha CNN se nënshkrimi elektronik i marrëveshjes mund të realizohet deri në fund të ditës së nesërme, ose edhe më herët. Deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi raportimet.

Lexo edhe
Botë

Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina

Botë

Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore

Tags: #Arabia saudite #Ceremonia #Cnn #Donald Trump #Irani #ministria e jashtme #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina
  • Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
  • Zvicra vendos “kapakun”, referendum për të ndalur rritjen e popullsisë mbi 10 milionë banorë
  • BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
  • Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara
Nga të njëjtat tag-e
  • Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina
  • Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
  • “Irani ka fituar”, ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
  • Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’
  • Forcat e armatosura të SHBA-së rrëzojnë dronë iranianë në Hormuz, kishin objektiv goditjen e anijeve tregtare që transportonin naftë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 29 minuta më parë
  3. 03
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Botë Komisioni suedez paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm në të ardhmen e afër 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina

Drejtoresha e shërbimit kombëtar të Inteligjencës në SHBA, DNI, bëri publike dokumente që, sipas institucionit që ajo drejton,…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore

Irani ka shtuar në javët e fundit përpjekjet për të siguruar dhe izoluar rezervat e tij të uraniumit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Zvicra vendos “kapakun”, referendum për të ndalur rritjen e popullsisë mbi 10 milionë banorë

Zviceranët votojnë të dielën për një propozim që synon të kufizojë popullsinë e vendit në 10 milionë banorë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by