Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. YouTuberi amerikan Mike Majlak magjepset nga Shqipëria: Do të shpërngulesha këtu për të jetuar!
Sociale

YouTuberi amerikan Mike Majlak magjepset nga Shqipëria: Do të shpërngulesha këtu për të jetuar!

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria ka fituar një tjetër “ambasador” që magjepset prej saj në rrjetet sociale. YouTuberi amerikan Mike Majlak, i njohur për podcastin “Impaulsive”, ka ndarë me ndjekësit e tij eksperiencën nga udhëtimi në vendin tonë, duke thënë se, po të ishte milioner, do ta zgjidhte Shqipërinë për të jetuar.

Në videon e publikuar në kanalin e tij, Majlak tregon momentet nga vizita në Gjirokastër, Dhërmi, Durrës dhe Tiranë. Ai flet me entuziazëm për natyrën, bregdetin dhe mënyrën si u prit gjatë qëndrimit në Shqipëri, ndërsa nuk kursen vlerësimet as për kuzhinën shqiptare, për të cilën thotë se i ka dhuruar “ushqimin më të mirë” që ka provuar ndonjëherë.

Gjatë udhëtimit, ai ndalet edhe te disa gjëra që i duken karakteristike për Shqipërinë, nga tregtarët e peshkut buzë rrugëve deri te muzika që dëgjohet kudo.

Read more:Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim – gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!

Në video nuk mungojnë as batutat. Duke folur për vajzat shqiptare, Majlak thotë se janë “shumë simpatike”, madje i krahason me “Puerto Rikanet e Europës”, por me humor shton se janë të vështira për t’u afruar.

“Mund të jesh duke ecur, t’u thuash ‘ç’kemi’ dhe ato thjesht nuk të hedhin sytë”, u shpreh ai duke qeshur.

Një pjesë e vizitës së tij ishte edhe takimi me reperin Noizy në Durrës. Të dy biseduan për karrierën e artistit, pasionin për makinat dhe përvojat e tij në boksin e rrugës, ndërsa Majlak provoi edhe manaferrat nga kopshti i shtëpisë së reperit.

Read more:Nga Noizy te Elgit Doda, yjet e muzikës çelin sezonin turistik në Vlorë me një koncert plot gjallëri (VIDEO)

Në fund të videos, YouTuberi amerikan iu ndau me ndjekësit e tij të shumtë përshtypjet për Shqipërinë, duke u bërë thirrje ta vizitojnë vendin tonë patjetër.

“Këtu mund të jetosh si mbret. Nëse do të isha milioner, do të shpërngulesha këtu për të jetuar. Shqipëria është një nga ato vende që të gjithë duhet ta vizitojnë patjetë” tha Majlak

U.D/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Mike Majlak
  • youtuber
  • Noizy
  • Durres
Lexo edhe
Sociale

Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi

Sociale

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës! 241 maturantë ekselentë, 645 ngelës! Nota mesatare 6.74

Tags: #Durres #Kopshti #Makinat #Mike Majlak #Muzika #Noizy #Rrjetet sociale #youtuber

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi
  • Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës! 241 maturantë ekselentë, 645 ngelës! Nota mesatare 6.74
  • Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e Ashures, Baba Mondi: Zoti na ndriçoftë mendjen me këto ditë që po jetojmë
  • Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)
  • Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Nga të njëjtat tag-e
  • Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim – gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!
  • “Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë”/ Një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës: Po na mësoni shumë!
  • Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, parashikohet trajtimi i 500 objekteve
  • Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit dhe gjyshërit e tyre!
  • Rama vendosi flamingot si foto profili në Facebook, Marjana Koçeku e ironizon me kullën që i ngjan: Mund t’ia sugjeroni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 12 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi

Deputetja socialiste e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka publikuar foto nga rimbushja me ujë e vaskave termale në llixhat…

• 3 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës! 241 maturantë ekselentë, 645 ngelës! Nota mesatare 6.74

Ministria e Arsimit ka publikuar notat e provimit të matematikës. Provimin e kanë dhënë 25,051 maturantë, ndërsa 645…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e Ashures, Baba Mondi: Zoti na ndriçoftë mendjen me këto ditë që po jetojmë

Besimtarët bektashinj kremtuan këtë të premte Ditën e Ashures në Kryegjyshatën Botërore, me lutje për paqe, mirësi dhe…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by