Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën
Kronikë

Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

• 7 Korrik, 2026 • 11 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Që dhuna dhe bullizmi po përhapen frikshëm mes të rinjve, e dëshmon një episod i rëndë në Fier, i regjistruar më 8 qershor, por i bërë publik së fundmi.

Ngjarja do të mbetej e pazbuluar, nëse 3 vajza, njëra madhore, 20 vjeç, dhe dy të mitura 15-vjeçare, nuk do t’i kishin filmuar veprimet e tyre të dhunshme.

Të rejat ndezin celularin dhe sapo kamera nis regjistrimin, dhunojnë një 17-vjeçare në ambientet e banesës së më të madhes prej tyre, 20-vjeçares.

Ulëritës është fakti që ky veprim turpërues ndaj një vajze, e vetme kundër 3, e pambrojtur dhe në shtëpi të huaj, duhet të filmohet, me siguri për t’u shitur si një provë force përballë shoqërisë që ushqehet me bullizëm.

Megjithatë, e mitura, nën shoqërinë e nënës së saj, ka gjetur forcën të tregojë, dhe t’i kallëzojë vajzat të cilat teksa e dhunonin i qeshnin kamerës. Kallëzimi është bërë ditën kur dhuna ndodhi, më 8 qershor, dhe një hetim tashmë ka nisur për të tria vajzat, dy prej të cilave veprojnë me forcë dhe tjetra që i regjistron me telefon dhe i nxit për dhunë.

Sipas dëshmisë së 17-vjeçares, ajo është dërguar në banesën ku u dhunua, ndaj vepra që po hetohet është “heqje e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

Përballë hetuesve të tria e pranuan se e kanë dhunuar 17-vjeçaren, por janë justifikuar me disa arsye, që policia nuk i bën të ditura, por i vlerëson si motive të dobëta.

Në lagjen ku e mitura jeton, fqinjët janë të lënduar.

Read more:Deti i protestuesve “pushtoi” dje Tiranën! Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991! I organizuan Edi Ramës me simbolizma, funeralin e tij politik

“Jemi të shokuar, vajzën e kam rritur vetë. Që pas ngjarjes është me trauma dhe e frikësuar, ndërkohë që nuk është në dijeni të videos virale që qarkullon në rrjet”, thotë fqinja.

Për zbardhjen sa më shpejt të çdo detaji mbi këtë ngjarje të rëndë, drejtori i policisë së Fierit, Erjon Ahmetaj, zhvilloi një takim me kryeprokurorin Elion Mustafaj.

20 ditë pas këtij episodi të rëndë të dhunës ndaj të miturës, njëra prej 15-vjeçareve, ka dhunuar edhe nënën e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ngjarje e ndodhur më 28 qershor, ku pas kallëzimit nga nëna, policia thotë se e arrestoi të miturën. Bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Video e dhunës është publikuar në rrjetet sociale, por për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e identitetit të të miturës, përfshirë sensibilitetin e lartë publik që ato imazhe krijojnë, Report Tv nuk e publikon atë.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:26

Ekskluzive/ Rrëfehet nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: I thanë hajde me ne se kemi një surprizë! Vajza ime jeton me frikë, nuk i fal, gjumi natën s’më ze (VIDEO)

Ishte e vështirë për nënën e 17-vjeçares së dhunuar brutalisht nga bashkëmoshataret në Fier, të rrëfente prej fillimi se çfarë kishte ngjarë. Për Report Tv, me lot në sy, ajo tregon se e bija është e traumatizuar.

Ditën e 8 qershorit, ajo priste të bijën të vinte në shtëpi pas kursit të parukerisë, por nuk e dinte që 3 vajza i kishin prerë rrugën dhe e kishin dërguar në një shtëpi duke i thënë se “Kemi për ty një surprizë”.

E ëma e të miturës tregon se të bijën shkoi e mori nga spitali, të cilën e pa me shenja dhune në fytyrë e në gjendje të rënduar emocionale.

Read more:Neutralizohen flakët në Drizë të Fierit, 11 familje u evakuuan, u ndërhy me helikopter! Shoqërohen 2 piromanët! 5 vatra aktive në vend (VIDEO)

Pjesë nga intervista

Më merr burri dhe më thotë: “Goca ishte sëmurë.” Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshatarët. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami? Pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Hiç, asgjë”, tha. “Thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra.”

“Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë”, i thashë. “Ti ke mjekrën të nxirë”, i thashë. “Flokët e tu pse më duken kështu?”, i thashë.

….tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: “Më dhunuan 3 goca.”

“Pse moj bijë? Unë të çova për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?”, i thashë.

“Jo moj mami”, tha, “se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’.”

Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.

“Çfarë ke moj gocë? Ç’është kjo jotja kështu?”

Read more:Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë.” Filloi të qante e të dridhej.

17-vjeçarja është përpjekur ta mbajë ngjarjen të fshehtë, por më pas i ka treguar nënës së saj se çfarë ka ndodhur e më pas të dyja i janë drejtuar komisariatit të Fierit për të bërë denoncimin. Për mamanë e të miturës nuk ishte aspak e lehtë të shihte ato pamje të tmerrshme.

“Kur pashë vajzën time të dhunuar, nuk më mbante vendi më. Ndoshta dhe ato nëna nuk dinë gjë, por çdo kush ta kthejë thikën nga ana e tij. Sepse unë atë fëmijë mezi e kam rritur, e ushqej me pikat e qumështit. Ngrihet burri, ikën në orën 4 të mëngjesit në punë e të më dhunojnë mua vajzën? Nëse unë fëmijën e kam të sëmurë, unë do shkoj ta kuroj. Vajza ime nuk ngatërrohet me njeri. Është e thjeshtë, sheh punën e saj. Unë s’di gjë si ka ndodhur ky dhunim. Ndoshta mund të ketë qenë ndonjë presion më parë”, tha ajo.

Mamaja e 17-vjeçares së dhunuar tha se nuk mund të falte askënd për atë çfarë i kanë shkaktuar vajzës së saj.

Pjesë nga intervista:

-Mami i njërës nga vajzat ka kërkuar falje…

E di, por unë nuk mund të fal, se shpirti im e di sesa po e vuaj. Iki e qaj fshehurazi. Nuk qaj në sy të vajzave.

Kam një muaj që nuk fle gjumë. Goca ime po dhunohet kështu? Goca ime po ulëret? Po kërkon ndihmë, o ma? Kjo gocë po më kërkon mua ndihmë dhe nuk jam pranë saj.

Të njëjtën gjë do kishin bërë edhe ato nëna. Kap dy veta për flokësh dhe shqit. Çfarë bëri vajza ime? Ishte një kriminele?

Read more:Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

Ora 17:29

Flet nëna e një prej tre vajzave që dhunuan shoqen në Fier: Nuk e dinim! U diagnostikua me probleme të shëndetit mendor para 3 muajsh (VIDEO)

Mes reagimeve që ka sjellë ngjarja e rëndë e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast.

Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre.

Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme.

Përballë pamundësive ekonomike për të financuar trajtimin e specializuar, familja u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që, krahas përgjegjësisë ligjore për ngjarjen, të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.

Ora 17:12

Rrahu shoqen dhe e filmoi/ 15-vjeçarja nga Fieri u trajtua në psikiatri në maj, raporti: Nuk frekuenton shkollën prej 1 viti! E dhunshme ndaj nënës, bashkëpunuese me mjekët

Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me një prej tre të miturave që morën pjesë në dhunimin e një 17-vjeçareje në Fier, akt të cilin e filmuan nga fillimi në fund me anë të një telefoni smart.

Read more:Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm: Të hetohet dhuna ndaj Niko Qarkajt! Policia të mbrojë qytetarin, jo pushtetin

15-vjeçarja ka marrë trajtim për herë të parë në Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve në muajin maj të këtij viti, “për shkak të sjelljeve të dhunshme në familje duke dëmtuar objektet në shtëpi”. Në raportin e spitalit thuhet ndër të tjera, se vajza “është e dhunshme edhe ndaj nënës dhe këto problematika të sjelljes kanë rreth 1 vit që janë shfaqur. Vajza nuk frekuenton shkollën prej 1 viti, endet rrugëve shumicën e kohës me vajza me të rritura, të cilat ajo i konsiderohen shoqe”, theksohet në informacionin e spitalit për këtë paciente.

Në një shënim të mjekut, thuhet se gjatë shoqërimit në spital vajza ishte bashkëpunuese me bluzat e bardha dhe kryerjen e ekzaminimeve, ndërsa me nënën komunikimi qe i vrazhdë. Sipas mjekes, ajo është larguar nga spitali kundër këshillës mjekësore.

1783439213_vlcsnap2026070717h22m38s881.png

Ora 12:33

Fier/ Fqinja e së miturës së dhunuar nga 3 vajzat: Jemi të tronditur, e kemi rritur vetë! Është e traumatizuar, s’ka dijeni për videon virale

Fqinja e së miturës së dhunuar nga 3 vajza në Fier, shprehet për Report TV se ngjarja tronditëse e ka shokuar. 17-vjeçarja shkonte shpesh në shtëpinë e saj, e cila rrëfen detaje nga 8 qershori, dita kur e mitura shkoi në shtëpi me shenja dhune.

“U prekëm shumë. Unë e kam rritur atë. Ky muhabet ka që në datën 8, mbush muajin nesër. Erdhi çupa e dhunuar, por nuk tregoi gjë për momentin. Ishte në kurs, doli nga kursi, dolën shoqet përpara, e rrahën. Erdhi në shtëpi me blana, e pyeti e ëma, tha isha sëmurë, bëra serum, u godita, nuk tregoi. Iu kundërvu e ëma, pasdite vonë tregoi. Mori çupën dhe bëri denoncimin në polici. Nga data 8 asnjë përgjigje s’ka marrë tha, i thoshin e ka prokuroria rastin”, tha fqinja.

Dhuna e bëri vajzën të pësonte shenja të forta stresi nga trauma e kësaj ngjarjeje duke reaguar ndaj çdo zhurme. Fqinja thotë se 17-vjeçarja është vajza e madhe nga tre fëmijët e familjes. Nuk i njihte vajzat që e dhunuan, përveç njërës që e kishte në shkollë.

“Më thanë hajde se kemi një sqarim”, citon fqinja fjalët e së miturës dhe më pas “e morën në shtëpi dhe e rrahën”, shton ajo.

Pamjet e dhunës së 17-vjeçares janë bërë virale, por ajo nuk është në dijeni të këtij fakti.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë

Kronikë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës (EMRI)

Tags: #Dhuna #Dhune #Dhunim #Elion Mustafaj #Erjon Ahmetaj #Familja #Familje #Fier #policia e fierit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë
  • U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës (EMRI)
  • E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe për lojëra fati, arrestohet pronari dhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)
  • U vra në sallën e gjyqit/ Këshilli i Shkodrës propozon që gjykatësi Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Statusi të njihet nga të gjitha institucionet
  • Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë! Shkak dyshohen motivet e pronësisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
  • “Do të qëndrosh këtu derisa të të ikin shenjat”/ Progni tregon episodet e dhunës në protestën para Kuvendit: Persona civilë na kanë intimiduar
  • U vra në sallën e gjyqit/ Këshilli i Shkodrës propozon që gjykatësi Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Statusi të njihet nga të gjitha institucionet
  • Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën
  • Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Opozita bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët e PD do të shkojnë vetëm në komisione 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë

Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat të Qarkut të Dibrës.…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës (EMRI)

Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa ndodhej në mal me…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe për lojëra fati, arrestohet pronari dhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)

Tiranë – Zyfer Topulli, pronari i një një lokali në bulevardin “Zhan d’Ark”, ka rënë në prangat e…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by