Një thirrje për bashkim vjen nga sheshi përpara Kryeministrisë, në protestën e 68 kundër Ramës.
Një protestues, u shprehet se shqiptarët vetëm të bashkuar mund t’ja dalin. Gjithashtu akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhjen e popullit shqiptar.
“Që nga Konispoli deri në Vermosh të bëhemi të gjithë bashkë dhe të zhdukim këtë regjim. Duhet të mblidhemi sepse iku ekonomia e popullit shqiptar, e shkatërruan. Mori rrugët e botës, kurse këta vjedhin popullin. Këtë qeveri duhet ta largojnë, 36 vite vetëm kanë vjedhur”, tha ai.




