Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dy gra e tre fëmijë shqiptarë riatdhesohen nga kampet e ‘ferrit’ në Siri, mbërritën në Tiranë pak pas mesnate (VIDEO)
Sociale

Dy gra e tre fëmijë shqiptarë riatdhesohen nga kampet e ‘ferrit’ në Siri, mbërritën në Tiranë pak pas mesnate (VIDEO)

• 26 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy gra dhe tre fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit, pas përfundimit të operacionit të koordinuar nga institucionet shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Ata qëndronin në kampet e ferrit në Siri që prej luftës civile atje në 2014. Mes të riatdhesuarve është një 79-vjeçare, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i larguar për t’iu bashkuar ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj. Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, H.T. kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte veçanërisht të vështira jetese, duke vijuar të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Prej kohësh Policia e Shtetit, përfaqësuar nga Antiterrori ka nisur procedurat e kontaktit me autoritetet siriane për sjelljen e tyre në Shqipëri. Ardhja ka qenë vullnetare, ndërsa asnjë prej tyre nuk ka pasur dokumente për të udhëtuar, çfarë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme për nxjerrjen e lejes së kalimit, 5 të riatdhesuarit kanë udhëtuar me avion nga Siria në drejtim të Stambollit dhe më pas po me avion në Tiranë. Pjesa tjetër e të riatdhesuarve janë nga Rrogozhina.

Read more:Priti deri në fund të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, ndahet nga jeta 90-vjeçari Dylber Shuli

Në Rinas për pritjen e tyre ishin ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi Lamallari, duke publikuar edhe pamje nga mbërritja e tyre.

Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë të riatdhesuarit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Më pas do të vijojë procesi i akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

Read more:Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të nesërmen – Blog

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, njofton Ministria e Jashtme.

Ministria e Jashtme falënderoi veçanërisht autoritetet siriane, të cilat mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve shqiptarë.

Read more:Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, 67-vjeçari turk arrestohet në Aeroportin e Rinasit

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme thotë se Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë procesin për kthimin e shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Siri, sa herë që të krijohen kushtet për kthimin e tyre të sigurt.

Operacioni i fundit i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga Siria ishte ai i Eva Dumanit më 14 shkurt, e cila mundi të bashkohet me nënën dhe vëllain në Tiranë, 12 vite pasi u rrëmbye nga babai i saj xhihadist.

Read more:Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:41

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, momenti kur mbërrijnë në aeroportin e Rinasit

Pesë shqiptarë, nga të cilët 2 gra e tre fëmijë u riatdhesuan nga kampet e ferrit në Siri. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit. Në pamje shihet edhe momenti kur zbresin nga avioni dhe prekin tokën shqiptare.

Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të strukturave të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces.

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet e operacionit.

Read more:Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike (VIDEO)

Ministri Lamallari përgëzoi përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit, për përmbushjen e masave dhe koordinimin e nevojshëm për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

“Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve”, shkruan Lamallari.

Lexo edhe
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #Antiterrori #avion #Babai #Besfort Lamallari #eva dumani #Femije #Isis #ministria e jashtme #riatdhesim #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
Nga të njëjtat tag-e
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 5 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 2 ditë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin