Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Media italiane: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar rivierën, alpet dhe qytetet historike
Sociale

Media italiane: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar rivierën, alpet dhe qytetet historike

• 1 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pranvera dhe fillimi i vjeshtës janë periudhat më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, pasi temperaturat janë të ngrohta dhe mundësojnë shijimin e plazheve, shëtitjeve dhe vizitave turistike, pa fluksin dhe çmimet e sezonit të lartë, shkruan media italiane “Lonely Planet Italia”.

Në tetor, temperaturat e larta të korrikut dhe gushtit kanë përfunduar, reshjet e dendura të nëntorit ende nuk kanë mbërritur dhe flukset turistike, që gjatë verës mbushin bregdetin janë reduktuar.

Klima në tetor

Në tetor, temperatura mesatare maksimale gjatë ditës është 21°C, ndërsa gjatë muajit ka rreth dhjetë ditë me reshje. Shtatori është ende më i ngrohtë, me 25°C dhe gjashtë ditë me reshje, por në tetor bregdeti i Jonit fillon të zbrazet dhe çmimet ulen ndjeshëm.

Nëntori ndryshon gjithçka

Temperatura prej 16°C dhe 17 ditë me reshje shënojnë hyrjen në periudhën më të vështirë të vitit, kur shumë struktura turistike bregdetare reduktojnë oraret e punës ose mbyllen.Tetori përbën një periudhë veçanërisht të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, pasi temperaturat më të moderuara krijojnë kushte të favorshme për shëtitje dhe vizita turistike, pa vapën dhe lagështinë e lartë karakteristike të muajve të verës. Në varësi të kushteve atmosferike, edhe moti mund të jetë i favorshëm për aktivitete në natyrë.

Gjirokastra dhe Berati: Vjeshta në qytetet e gurta

Read more:‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!

Nga prilli deri në fund të qershorit dhe më pas sërish, nga shtatori deri në mes të nëntorit, ka më pak njerëz, trafiku është më i lehtë, malet janë në gjendjen e tyre më të bukur dhe ajri përreth është më i freskët.

Mbi të gjitha, rikthehet një qetësi që në kulmin e verës humbet. Gjirokastra është një qytet me shtëpi-kështjella, gurë dhe kala. Në tetor, peizazhi duket sikur e rifiton këtë forcë të veçantë.

Në Berat, qyteti i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe i njohur si qyteti i një mbi një dritareve, tetori përkon me një nga aktivitetet më interesante të kalendarit shqiptar: “Verë dhe Histori”, festival kushtuar verës dhe trashëgimisë së qytetit, është një aktivitet me karakter kulturor dhe gastronomik. Edhe ikonat e Muzeut “Onufri”, kalaja mesjetare dhe lagjet historike të Mangalemit e Goricës, mund të vizitohen pa turmat e muajit gusht.

Kanioni i Osumit

Kanioni i Osumit, në brendësi të territorit të Beratit, është një nga kanionet më spektakolare të Evropës, me mure shkëmbore të harkuara, ngushtica marramendëse dhe hapësira të gjera, në një grykë që zgjerohet gradualisht përgjatë luginës së Osumit.

Sezoni për aktivitetet brenda kanionit ndahet në dy faza. E para, nga shkurti deri në qershor, është periudha e “rafting” të organizuar. E dyta është ajo që përfshin tetorin, “hidrospeed”, kajak, not dhe kalime nëpër ngushtica janë ende të mundshme nga korriku deri në tetor. Për ata që nuk dëshirojnë të futen në ujë, mbeten shëtitjet panoramike, me ndalesa në pikat e vrojtimit përgjatë rrugës.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

Tirana në vjeshtë

Tirana është plot jetë, me një identitet që i shpëton çdo kategorie, dhe në vjeshtë mund të vizitohet më lehtësisht. Presioni i muajve të verës zbutet, ndërsa Blloku, lagjja që dikur ishte e rezervuar për drejtuesit e regjimit, sot është qendra e jetës së natës, rikthehet në një ritëm më pak të vrullshëm.

Pazari i Ri, tregu i rinovuar, është vendi i duhur për të kuptuar se çfarë konsumojnë banorët e Tiranës kur turistët nuk janë aty. Maratona e Tiranës, e cila më 25 tetor 2026 zhvillon edicionin e saj të 10-të, e shndërron për një ditë qytetin në një hapësirë të madhe të përbashkët urbane. Edhe për ata që nuk vrapojnë, kjo është një mundësi për ta parë kryeqytetin në një formë të pazakontë.

Theth–Valbonë: Mundësia e fundit për “trekking” në Alpe

“Trekking” që lidh Thethin me Valbonën përmes Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare është përgjithësisht i përshkueshëm nga maji deri në tetor. Itinerari ndjek shtegun historik midis dy luginave dhe u rekomandohet personave të stërvitur dhe me një minimum përvoje në terren malor.Rruga është rreth 15 kilometra e gjatë dhe kërkon 6–8 orë, me një diferencë lartësie prej rreth 1 000 metrash.

Read more:Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)

Ajo ngjitet deri në Qafën e Valbonës, në lartësinë 1 759 metra, dhe më pas zbret drejt banesave të para të luginës tjetër. Shtegu është i shënuar me shenja bardhë e kuqe. Tetori ofron mundësinë e fundit për ta përshkuar këtë itinerar, përpara se kushtet në lartësi të bëhen të pasigurta.

Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare

I krijuar në vitin 2022 përmes bashkimit të zonave të mbrojtura historike të Thethit dhe Valbonës, ai shtrihet në më shumë se 80 000 hektarë, me maja gëlqerore që arrijnë në afro 2 700 metra, si Maja e Jezercës, të ndërthurura me lugina të thella akullnajore dhe jashtëzakonisht të gjelbra.

Termalet, liqenet dhe lugina e Vjosës

Në Bënjë, pranë Përmetit, burimet termale natyrore ndodhen pranë një ure osmane, mbi ujërat sulfurore të kanionit të Lengaricës. Vlen të ndaleni edhe për të shijuar glikonë, ëmbëlsirën tradicionale me fruta të plota të Përmetit, e cila shërbehet me një gotë ujë dhe kafe turke.

Kjo zonë konsiderohet një nga qendrat gastronomike të Shqipërisë juglindore. Vjosa është një nga lumenjtë e mëdhenj të fundit të egër të Evropës. Ky lum rrjedh në më shumë se 270 kilometra, nga malet e Pindit deri në Adriatik, pa diga, argjinatura apo pengesa artificiale.

Parku Kombëtar i Vjosës mbron të gjithë korridorin ekologjik, duke përfshirë brigjet me zhavorr, pyjet aluvionale dhe kthesat e lumit, të cilat janë habitat për specie të rralla si, ngjala evropiane dhe vidra.

Read more:Sadovica bashkon brezat, rikthehet festa tradicionale! Banorët kërkojnë rindërtimin e kishës së vjetër ortodokse

Pogradeci, në brigjet e liqenit të Ohrit, në tetor është një oaz qetësie, me ujërat e cekëta dhe të ndritshme, kepat dhe fshatrat e peshkatarëve përgjatë bregut të liqenit.

Lagunat në tetor: Vrojtimi i shpendëve gjatë migrimit

Tetori është një nga periudhat kulmore për vrojtimin e shpendëve në zonat e lagështa të Shqipërisë. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, në bregdetin e Adriatikut, është një nga zonat më të rëndësishme të vendit për shpendët dhe njihet veçanërisht për praninë e pelikanit kaçurrel.

Laguna e Nartës, në rrethinat e Vlorës, është veçanërisht interesante gjatë periudhave të migrimit, përfshirë tetorin, kur rrugët migratore të shpendëve ujorë, përshkojnë Shqipërinë në drejtim të jugut. Peizazhi karakterizohet nga drita e ulët, kallamishtet dhe qetësia.

Read more:150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)

Riviera Shqiptare: Ende e hapur, pothuajse e zbrazët

Disa zona të Rivierës shqiptare mbeten aktive deri në tetor. Gjatë këtyre javëve, në plazhet më të frekuentuara mund të gjenden ende shezlongë, çadra dhe bare, por pa fluksin e madh të gushtit. Temperaturat e detit Jon, më të ngrohtë se Adriatiku, ulen gradualisht gjatë vjeshtës, por mbeten të përshtatshme për të shijuar detin.

Gjire të tillë si Gjipeja, ku arrihet në këmbë përmes mureve të larta shkëmbore, ose Kakomeja, e izoluar dhe e arritshme vetëm në këmbë ose me varkë, janë më të përshtatshme për ata që në tetor, dëshirojnë ende të shijojnë detin, por edhe ta kenë atë pothuajse vetëm për vete.

Himara mbetet një pikënisje e mirë për shtigjet bregdetare që të çojnë drejt Jalës për rreth dy orë, Gjipesë për rreth katër orë dhe Dhërmiut gjatë një dite të gjatë ecjeje./ Lonely Planet Italia

Lexo edhe
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #Banorët #Berat #Brigjet #Divjakë #shqiperia turistike #Turizmi #vjeshte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Pishat shumëvjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Korçë po priten për t’i hapur rrugë projektit të Liceut…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Është riparuar avaria e rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë, e cila…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin