Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ftesa e Ramës për tryezë/ Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Jemi për dialog, por nuk kemi asnjë shkresë. Sot shkojmë në Kushtetuese për herë të 4
Politikë

Ftesa e Ramës për tryezë/ Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Jemi për dialog, por nuk kemi asnjë shkresë. Sot shkojmë në Kushtetuese për herë të 4

• 21 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë për dialog nga Kryeministri Edi Rama, pas miratimit në Kuvend të ligjit të ri për pagat e magjistratëve me votat e mazhorancës.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Hoxha tha se edhe kolegët e tij nuk kanë marrë një ftesë të tillë, por theksoi se gjyqtarët janë pro dialogut dhe e konsiderojnë atë si rrugën për zgjidhjen e problematikave.

Read more:Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës, ja kur do të ofrohen shërbimet për qytetarët

“Nuk kam asnjë ftesë. Besoj se dhe kolegët e tjerë nuk kanë asnjë ftesë. Por dua të nënvizoj faktin se jemi pro dialogut. Është e vetmja rrugë që zgjidh problemet. Ne i dëgjojmë palët, i ftojmë që të dialogojmë. Ne i kemi ftuar këtu e 7 vite më parë për dialogim. Tri herë radhazi na janë mohuar diskutimet”, u shpreh Hoxha. Ai deklaroi se gjyqtarët kanë kërkuar ndër vite ndërhyrje për statusin e magjistratëve dhe për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit. Sipas tij, ata janë drejtuar disa herë Gjykatës Kushtetuese, jo për rritje pagash, por për të kundërshtuar uljen e tyre dhe për të kërkuar respektimin e standardeve të përcaktuara për statusin e magjistratëve.

“Për funksionimin e së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit, kemi qenë tri herë në Kushtetuese, për të kërkuar jo rritjen e pagave, por mosuljen. Parashikohej si element kyç i pavarësisë së gjyqtarëve paga”, tha kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Hoxha theksoi se statusi i magjistratëve, sipas tij, duhet të rishikohet edhe në aspekte të tjera, përfshirë strehimin, kujdesin shëndetësor dhe shkollimin e fëmijëve.

Read more:“Të ndryshëm, por bashkë”/ Pankartat në protestë, qytetarët: Fund pazareve, vota u takon qytetarëve

Ai bëri me dije se përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, së bashku me Këshillin e Lartë Gjyqësor, pritet të depozitojnë sot kërkesën e radhës në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Këto momente do të depozitohet kërkesa e katërt e magjistratëve, e përpiluar nga shoqata e gjyqtarëve, e prokurorëve, KLGJ, për shfuqizimin e ligjeve që miratoi Kuvendi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkesa kryesore: pezullim të zbatimit të këtij ligji”, deklaroi Hoxha.

Read more:“Të mos e lejojmë Ramën dhe deputetët të veprojnë kundër popullit”/ Aktivisti: Më 8 tetor para Kuvendit, nëse qeveria nuk ndryshon planin për reformën territoriale…

Sipas tij, kërkesa do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese nga përfaqësuesit e shoqatave përkatëse. Në lidhje me thirrjet e Ramës për dialog, Hoxha tha se diskutimi duhet të zhvillohet mbi bazën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe se këto vendime nuk mund të jenë objekt negociimi. “Kur kemi kërkuar dialog, kemi kërkuar që të jetë serioz dhe i mbështetur fort mbi një dysheme, që është vendosur me vendim. Ne kemi theksuar se nuk mund të negociojmë me Kushtetutën, që të respektohen vendimet e Kushtetueses apo jo”, u shpreh Gerd Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale

Politikë

“Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI

Tags: #Edi Rama #Gerd Hoxha #gjyqtarët #jetë #klgj #Kryesore #kuvend #Ola Bruko #pagat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale
  • “Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI
  • Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023
  • “Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka
  • GJKKO ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale
  • “Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI
  • Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023
  • “Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka
  • “Dosja e AKSHI-t dhe hetimet për Ergys Agasin kanë hapur kutinë Pandorës” / Klevis Balliu: Shteti dhe siguria peng i Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 433 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 10 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 8 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale

Është mbajtur këtë të martë Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në Komision janë zhvilluar debate…

• 31 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit…

• 31 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023

Në një kohë kur GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’ për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, dikur kryeministri Edi…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by