Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Në zyrën e Ergys Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra”, Berisha: SPAK-u nuk guxon të thërrasë Ramën. 60% e dosjes së Ballukut është e kryeministrit
Politikë

“Në zyrën e Ergys Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra”, Berisha: SPAK-u nuk guxon të thërrasë Ramën. 60% e dosjes së Ballukut është e kryeministrit

• 26 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se ka prova direkte për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Sipas kreut të PD, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës.

“Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën! Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014. Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë”, u shpreh Berisha.

Read more:“Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën!

Gjithashtu, kryedemokrati akuzoi se në zyrën e biznesmenit të arrestuar, Ergys Agasi kanë kaluar me dhjetëra ministra.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Besmir Lleshi: Doktor, akuzat tuaja kanë rezultuar gjithmonë të sakta. SPAK ka goditur individët që ju keni denoncuar vite më herët edhe pse mund të themi që puna e këtij institucioni lë shumë për të dëshiruar. Shqiptarët duan konfiskim të pasurive të vjedhura dhe kthimin e tyre tek shqiptarët. Gjithsesi, a mund të na tregoni sot ndonjë informacion ekskluziv për ndonjë zyrtar tjetër të implikuar me krimin e organizuar nga qeveria e Ramës? Në parlament pyetët ministren Ismaili nëse kishte qenë në zyrën e Agasit. A mund të dimë çfarë provash keni për këtë?

Read more:Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

Sali Berisha: Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën! Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014. Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë.

Pra, po të më pyesësh sot, Belinda Balluku, Olsi Rama, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Vangjush Dako dhe cilido, të gjithë pa përjashtim janë ushtarë të Edi Ramës.
Kështu që problemi më kryesor është ky, se SKAP nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën.
Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Arubën.
Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Luftar Hysën.

Read more:Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura

Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për 140 milionë euro të djegësit të Tiranës, të cilit ai me firmën e tij ia dha kompanisë 8 muaj para se ajo të regjistrohej në QKB.
Nuk guxon ta thërrasë ta pyesë për 300 milionë euro koncesione të shëndetësisë. Dilte nga studio në studio Edi Rama, me një gërshërë të thyer dhe një pincë të ndryshkur, thoshte ‘ja me se operohet’ ky mashtrues ordiner i pafytyrë. Në një kohë që me koncesionin rriste koston për sterilizim, sipas organeve zyrtare shqiptare, 83 herë, vetëm që të vidhte me ministrin e tij. Dhe, në qoftë se Beqja bëri burg dhe është gjoja në proces për paratë që ai ka shpenzuar në restorantin e tij, para të BE, nuk ka asnjë akuzë për sterilizimin, nuk ka asnjë akuzë për analizat, nuk ka asnjë akuzë për check-up-in, sepse janë të gjitha veprat e Edi Ramës.

SPAK-u nuk guxon të thërrasë Edi Ramën për të gjitha porositë, 60% e dosjes Balluku është dosja e Edi Ramës.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për 120 milionë euro të Beketit, gjobë Shqipëris.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për përzënien e Pacollit nga aeroporti i Vlorës që do shkojë të paktën 600 milionë euro.
Por përsëri mund të bëj një listë të tërë.

Read more:“KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve

Kështu që, në zyrën e Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.
Lidhur me atë zonjën, se paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.
Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.
Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: ‘na e ndërro pak ministrinë’.

Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë. Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri.
Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.
Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin.
Po, po. Shumë e vërtetë.

Read more:Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë.
Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit.

Lexo edhe
Politikë

Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt

Politikë

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit

Tags: #Aeroporti #aruba #belinda balluku #Burg #Doktor #Edi Rama #ergys agasi #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt
  • Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit
  • Ambasadori i SHBA Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore (VIDEO)
  • Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në
  • “U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
Nga të njëjtat tag-e
  • SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton operacionit! Prangoset një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit
  • Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në
  • “U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
  • Skandali në SHISH – Balliu: A ka folur Edi Rama me Ergys Agasin përmes telefonit të Vlora Hysenit?
  • I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri,…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, ka komentuar ardhjen e ambasadorit të…

• 53 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Ambasadori i SHBA Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore (VIDEO)

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by