Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
Sociale

Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë

• 14 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është shprehur se në Lezhë ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Komentet Ndreu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se gjatë këtij viti në Lezhë dhe plazhin e Shëngjinit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj, krahas shqiptarëve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk e braktisin Shqipërinë.

“Kemi bërë një test në të gjitha njësitë akomoduese dhe jemi 15% më shumë sesa vitin që kaloi. Lezha po përjeton çdo vit një ngjitje dhe një stabilitet të konsoliduar. Numri më i lartë janë shqiptarët e Kosovës që nuk na lënë asnjëherë, por sivjet ka risi sepse ka edhe shtim të numrit të të huajve”, tha mes të tjerash Ndreu.

Read more:Pastrimi në Lezhë, debat për kamerat në Këshillin Bashkiak, PD: Cenojnë privatësinë! Ndreu: Janë vendosur për të parandaluar shkeljet

Më tej Ndreu theksoi se turistët e huaj që kanë zgjedhur sivjet bregdetin e Shëngjinit, janë kryesisht polakë, gjermanë, norvegjesë, por edhe italianë.

Sipas Ndreut, Lezha ka pastërti në nivele maksimale dhe menaxhim shumë të mirë të stacioneve të plazheve.

Read more:Temperaturat e larta/ Fluks i lartë automjetesh në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit

“Ka shumë polakë, gjermanë e norvegjesë. Ka italianë, por edhe nga shtetet e tjera. Nëse shkon në Shëngjin ndihet një kontakt shumë më i shpeshtë me turistët e huaj, krahasuar me vitet e tjera. Lezha ka pastërtinë në nivelet maksimale. Sivjet kemi avancuar më tepër me oraret e pastrimit. Menaxhimi i stacioneve të plazhit është një menaxhim shumë i fortë, që këtë vit po e vëmë në sistem”, shtoi Ndreu.

Duke folur për plazhet publike dhe private, Ndreu theksoi se në Lezhë ka shumë hapësira publike falas për plazh, por shtoi se qytetarët pavarësisht kësaj, kryesisht zgjedhin plazhet private.

Read more:Protesta e 21-të kundër Ramës/ “Në Lezhë edhe pse jemi në 2026 s’ka rrugë, ujë dhe drita”.Protestuesi: Jep dorëheqjen, nuk përballojmë dot çmimin e naftës

“Ja shikoni zonat e plazheve publike. Nuk shkojnë aty. Duhet të shkojnë patjetër te zona hoteliere. 14% vetëm menaxhon Lezha Invest. E gjithë pjesa tjetër është bosh. Në qendër të Shëngjinit ka njësi hoteliere që e mbingarkojnë, por ka edhe raste që thonë kam shtëpinë këtu edhe plazhin publik duhet ta kisha këtu”, vijoi më tej Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës deklaroi se gjatë këtij viti do të investohen 7 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së Shëngjinit dhe 19 milionë euro të tjera për dyfishimin e kapaciteteve në impiantin e ujërave të zeza.

Read more:Rider Legend Moto Festival në Korçë, mbi 60 grupe motoristësh dhe 3 mijë persona bëhen bashkë për paradën e motorëve

Duke folur për trafikur rrugor, Ndreu tha se nuk mendonte se zona e Lezhës ka problematika në këtë aspekt, por shtoi se pas 2 vitesh me përfundimin e aksit Milot-Balldrenin do jetë një tjetër histori.

“Me energjinë s’ka fare problem. Edhe me ujin, 90% e territorit është në rregull. Sivjet do investojmë 7 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së Shëngjinit dhe 19 milionë euro të tjera për dyfishimin e kapaciteteve në impiantin e ujërave të zeza. Shëngjini bën pjesë në 10 njësitë akomoduese më të shtrenjta. Dhe ato janë plotë. Unë nuk mendoj se zona e Lezhës është një problem i zgjidhur përsa i përket trafikut, por mendoj se pas 2 vitesh me Milot-Balldrenin do jetë një tjetër histori. Ne kemi kuruar disa arterie rrugore që hyjnë e dalin në Shëngjin”, tha Ndreu.

Lexo edhe
Sociale

Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)

Sociale

Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Tags: #Bregdeti shqiptar #euro #Hapesira #jetë #kontakt #Lezha #Lezhe #pjerin ndreu #Shëngjin #turiste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)
  • Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)
  • Nga 1 tetori, kodi i e-Albania vjen edhe në WhatsApp dhe Viber, AKSHI: Si të mbroni llogarinë nga mashtrimet (VIDEO)
  • Me dy nivele për makinat e autobusët dhe hapësira të gjelbëruara, si do të duket parkimi i ri nëntokësor te Liqeni i Tiranës (VIDEO+FOTO)
  • Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
Nga të njëjtat tag-e
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
  • “SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama
  • Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit
  • “Fillimisht Agasi dhe Hyseni, tani radhën e ka Rama dhe Belinda”/ Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë! Kryeministri do të bjerë si tigër prej letre
  • “Lubi Balluku vodhi mln euro, lubia e SHISH grabiti sigurinë kombëtare”, Berisha: Me urdhër të Ramës ua shitën të dhënat e shqiptarëve, mafias dhe armiqve të NATO-s
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 45 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 15 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)

Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, ka pësuar frakturë në këmbë teksa eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Punimet në 3 lote për rrugën Berat-Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Përmes një postimi në rrjetet sociale,…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Nga 1 tetori, kodi i e-Albania vjen edhe në WhatsApp dhe Viber, AKSHI: Si të mbroni llogarinë nga mashtrimet (VIDEO)

Nga 1 tetori, kodi i e-Albania do të dërgohet edhe në ËhatsApp dhe Viber Kodi që qytetarët përdorin…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by