Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë
Kronikë

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë

• 7 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë. Kjo masë drastike bëhet për të zhdukur nga rruga të dehurit kronikë, të cilët konsiderohet shoferët më të rrezikshëm.

Nëse je pa patentë në moshë madhore dhe kapesh nga policia duke qarkulluar me automjet, përveç gjobës, për 1 vit nuk do të mundësh të pajisesh me një të tillë, pra nuk ke të drejtë të shkosh në autoshkollë për t’u bërë shofer. Masa është më e rëndë nëse je i mitur dhe kapesh në timon. Kur të jesh 18 vjeç, nuk do të mund të marrësh patentë si bashkëmoshatarët. Duhet të kalojnë të paktën edhe 2 vjet të tjera që të paraqitesh në autoshkollë.

Read more:Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

Statistikat e ngjarjeve rrugore tregojnë se shoferët e rinj që sapo kanë marrë një leje drejtimi, kanë probabilitet të lartë të përfshihen në aksidente, shpejtësi dhe shkelje të tjera. Për këtë është parë e udhës që kjo kategori shoferësh, në 2 vitet e para të pajisjes me patentë, nuk duhet të vërë asnjë pikë alkool në buzë kur është në timon, shpejtësia në autostradë duhet të jetë maksimumi në 90 km/h dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara. Nëse nuk respektohen, ndëshkimi me gjobë është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, përveç pezullimit të patentës 1 muaj dhe heqjes së pikëve. Nëse gjatë kësaj faze prej 2 vitesh shoferi bën 2 shkelje brenda 1 viti, kufizimet e shpejtësisë apo qarkullimit me orare, zgjaten edhe me 1 vit, duke e çuar në 3.

Ndryshim i rëndësishëm bëhet edhe te pezullimi i lejes së drejtimit. Nëse deri më tani, pezullimi mund të konvertohej me dhënien e dyfishit të vlerës së gjobës nga i gjobituri, si nga të huaj dhe nga shqiptarë, tashmë për patentat që lëshojnë autoritetet tona, nuk ekziston. Pezullimi i patentës bëhet automatikisht.

Read more:7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Rritje të gjobës ka edhe për shpejtësinë në zona të banuara, pranë shkollave, atyre që bëjnë gara me makina apo bëjnë manovra agresive. Nëse deri më tani gjoba ishte 10 deri në 40 mijë lekë, shkon nga 20 deri në 60 mijë lekë. Nëse një shofer kapet 2 herë në një vit me celular në dorë në timon, patenta i pezullohet 3 muaj.

Read more:Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet

Deri tani Kodi Rrugor e kishte këtë shkelje me 3 herë. Celulari ndalohet të përdoret jo vetëm nga shoferët e makinave, por edhe drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubik dhe monopatinave.

Lexo edhe
Kronikë

Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)

Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Tags: #Aksidente #alkool #automjet #Gara #Gjoba #jetë #kodi rrugor #patenta #policia rrugore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka informacione të bollshme, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 19 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)

Policia ka goditur sot 6 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, pranë shkollave, ku viheshin baste sportive…

• 26 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë…

• 57 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by