Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)
Kronikë

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– 21-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz ‘Principotes’ erdhi për pushime në Ksamil me një agjenci turistike të huaj. Ai ishte pjesë e një grupi me të rinj nga Portugalia e Franca që kishin zgjedhur të pushonin në rivierën shqiptare, por u përfshi në një sherr me punonjës të ‘Principotes’, të cilët pasi e dhunuan me grushte e vranë duke e goditur me thikë dhe trupin e pajetë e lanë jashtë, deri në momentin kur u zbulua nga policia.

Një ditë pas vrasjes, Report Tv ka zbardhur dëshmitë e turistëve të tjerë që kanë qenë në lokal. Të rinjtë kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.

Për vrasjen u arrestuan 11 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Autori i dyshuar është Sokrat Lipan alias Vata i cili u kap 5 orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti. Në pranga bashkë me të ranë dhe dy turqit që po e transportonin drejt Tiranës.

Read more:Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO)

Report Tv ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes tronditëse. David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë, ka qenë personi që është konfliktuar fillimisht me portugezin. Sherri dyshohet se nisi për një vajzë dhe më pas u përfshinë edhe klientë e kamerierë të lokalit, bashkë me Sokrat Vatën.

Fillimisht David Heurtevent, klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit, “La Guerre”. Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje.

Read more:Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Pas vrasjes, Vata është ndihmuar nga një prej truprojave të Principotesit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivi Moisid Matushaj, i cili shërbente edhe si truprojë te ‘Principotes’ e ka transportuar Vatën, me një makinë në pronësi të tij, deri në qendër të Ksamilit dhe më pas vetë është kthyer sërish me të njëjtën makinë në kompleksin luksoz. Më pas, Vata ka rënë në kontakt me dy turqit të cilëve u kërkoi ndihmë për ta larguar me makinë, derisa u arrestua në Levan brenda bagazhit. Dy turqit të arrestuar, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak deklaruan se me Vatën kishin krijuar raport shoqëror dhe se disa herë e kishin paguar si shoqërues personal.

David Heurtevent, i cili nisi sherrin, është shpallur në kërkim. Bashkë me Vatën akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. Në kërkim është edhe pronari i lokalit Bekim Bulica nga Hasi, i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar krimin.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Edhe Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, kamerierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konflikt, duke e goditur me grushte të riun portugez, para se ta vritej dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në momentin e konfliktit, në lokal kanë qenë në rolin e bodyguardëve efektivi i policisë Moisid Matushaj, punonjësi i policisë Bashkiake Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të akuzuar se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe për mosnjoftimin e policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se është pezulluar nga detyra polici Shehu.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarje
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
Ervis Bunci – kamerier në lokal.
Ildi Cekani – kamerier në lokal.
Murat Zhabina – kamerier në lokal.
Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.
David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:08

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

1786966324_lamallari.jpg

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në kompleksin luksoz në Ksamil, “Principotes”. Lamallari thotë se ata që sfidojnë ligjin meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

Tags: #Bekim Bulica #David Heurtevent #Ervis Bunci #Ezgi Perlak #Ildi Cekani #Kristi Koshi #Ksamil #Luciano Seferi #Luis Miguel Varela Mendes #Moisid Matushaj #Murat Zhabina #Nuh Mahmutoglu #Principotes Ksamil #Romeo Shehu #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
  • Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 61 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 24 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

DURRËS- Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit,…

• 59 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)

SARANDË– 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by