Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)

• 3 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mbi 15 roje private sigurie, shumica të armatosur, kanë zbarkuar te Hotel Regina Palm në pronësi të Bedinajt. Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Sëat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.

“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici,ndërsa mësohet se ka deklaruar se me grupin e armatosur ka mbërritur në hotelin e tij edhe Luan Muça, pronari i Delta Group dhe i “Deutsch Color”. Burime nga grupi hetimor thonë se para se Muça të zbarkonte te resorti i Bedinjat, mes dy biznesmenëve ka pasur një telefonatë. Bedinaj ka qenë i ulur në tavolinë, kur thotë se aty ka mbërritur Muça dhe më pas janë afruar edhe persona të tjerë. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ku Bedinaj pretendon se është qëlluar me qytën e armës dhe ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe pas koke.

Me mbërritjen e policisë personat e armatosur janë larguar. Blutë kanë ndjekur njërën prej makinave, me tre persona brenda. Gjatë ndjekjes mjeti “Range Rover” është aksidentuar me 2 prej të dyshuarve që janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Pas përplasjes, personi i tretë ka tentuar sërish t’i ikë policisë, por është kapur dhe është dërguar në komisariatin e policisë. Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.

Read more:Vlorë/ 10 persona kërcënojnë me armë Vasil Bedinjan në një prej hoteleve të tij! Biznesmeni: Më kërkuan 5 milionë euro! 3 në pranga

Policia ende nuk bën të ditur se cila është arsyeja e sherrit mes dy biznesmenëve, por në media raportohet se bëhet fjalë për një konflikt për pronësinë e një toke në Palasë, ku parashikohet të ndërtohet një resort.

Dyshohet se disa prej makinave janë larguar në drejtim të Fierit, ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.

Hoteli Regina Palm ku ka ndodhur ngjarja

Lajm në përditësim….

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas disa orësh kërkime (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:58

Zbarkuan të armatosur te hoteli i Vasil Bedinajt, shoqërohet Luan Muça i Deltës dhe 4 të tjerë! Disa në kërkim

1788447567_luanmuca.jpeg

Policia ka shoqëruar pronarin e Deltës, Luan Muça pasi zbarkoi bashkë me një grup personash të armatosur në resortin e Vasil Beidnajt në Vlorë. Disa persona janë shpallur në kërkim.

Ora 16:38

Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij

Mandrit Lleshaj është pronari i “SWAT Security”, rojet e sigurisë të armatosura të secilës shoqëruan ditën e sotme Luan Muçën, pronarin e ‘Deltës’ në hotelin ‘Regina’ në Vlorë të Vasil Bedinajt.

“SWAT Security” mbulon sigurinë në çdo aktivitet të Luan Muçës.

Në ekstraktin e kompanisë cilësohet se ofron shërbime për “Sigurimin e objekteve publike dhe private, në pronësi ose në përdorim të personave fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë. Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj. Instalimin e mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit audioviziv; instalimin, shitjen dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të radiokomunikimit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; si dhe përdorimin, shitjen dhe instalimin e mjeteve të kontrollit të aksesit. Furnizimin, instalimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit. Import-eksportin, me shumicë dhe pakicë, të mjeteve dhe pajisjeve të vëzhgimit, radiokomunikimit, fikjes së zjarrit, ndërlidhjes, pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe të pajisjeve të navigacionit.”

Read more:Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Ishin mbi 15 roje të armatosura që shoqëronin biznesmenin Muça, ndërsa sipas Bedinajt, i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë.

Lexo këtu ekstraktin e kompanisë

Ora 15:44

Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur! Punonjës të një kompanie private sigurie

1788443216_luanmucavasilbedinaj.jpg

Luan Muça dhe Vasil Bedinaj

Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj. Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për Report Tv thonë se vetë Muça, pronari i delta Group dhe i “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Ora 15:31

Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 8 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin mbi 15 persona (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur 8 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Në pamje dallohet momenti kur mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, ndërsa nga makinat dalin rreth 15 persona.

Read more:Hita promovon shefin e Policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën ‘Kryekomisar’ (FOTO+VIDEO)

Ora 14:40

Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinajn, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës! VIDEO e ‘Range Rover’-it që përfundoi i përmbysur në rrugë (VIDEO)

Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia duke shkuar drejt vendit të ngjarjes ka pikasur në rrugë një mjet duke lëvizur me shpejtësi, së cilës iu vunë në ndjekje.

Në makinë u gjend një armë dhe 3 prej autorëve të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover-it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.

Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat.

Read more:Media italiane: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar rivierën, alpet dhe qytetet historike

“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi Policia.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Në Kalivaç të Lezhës rrezikohen banesat! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

Kronikë

Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi kunatën dhe kundërshtoi shoqërimin! Hita pezullon 3 efektivët, nis hetimi disiplinor ndaj tyre (EMRAT)

Tags: #Aktivitet #Armë #automjet #delta #deutsch color #Luan Muca #Mandrit Lleshaj #orikum #Regina Palm #Swat Security #Vasil Bedinaj #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Në Kalivaç të Lezhës rrezikohen banesat! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
  • Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi kunatën dhe kundërshtoi shoqërimin! Hita pezullon 3 efektivët, nis hetimi disiplinor ndaj tyre (EMRAT)
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë në hotelin ‘Regina’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)
  • Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë në hotelin ‘Regina’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)
  • Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Bënte manovra të rrezikshme me gomone në gjendje të dehur, gjobitet me 50 mijë lekë! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta kaloi çdo pritshmëri, shkërrmoqi Ramën”/ Besir Çollaku: Largimi i kryeministrit, çliron kutinë e votimit! Ai nuk gënjen dot më as socialistët 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Në Kalivaç të Lezhës rrezikohen banesat! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

4 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri, kurse 4 të tjera nga 27 të raportuara në total…

• 37 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi kunatën dhe kundërshtoi shoqërimin! Hita pezullon 3 efektivët, nis hetimi disiplinor ndaj tyre (EMRAT)

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale…

• 37 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë në hotelin ‘Regina’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)

Të paktën 15 persona, shumica të armatosur, dyshohet se janë paraqitur te Hotel Regina Palm në Vlorë, ku…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by