Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Hapi zjarr gjatë darkës së Trump me gazetarët/ Me pranga në duar dhe këmbë, 31-vjeçari nuk pranon fajësinë në gjykatë
Botë

Hapi zjarr gjatë darkës së Trump me gazetarët/ Me pranga në duar dhe këmbë, 31-vjeçari nuk pranon fajësinë në gjykatë

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

31-vjeçari i akuzuar se tentoi të vriste Presidentin Donald Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar, ka deklaruar se është i pafajshëm për katër akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Sipas prokurorëve, Cole Tomas Allen, më 26 prill, hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie në hotelin ku po zhvillohej darka vjetore për shtypin, ndërkohë që presidenti dhe zyrtarë të lartë të administratës ndodheshin në një kat tjetër të godinës.

Allen u paraqit të hënën para një gjykatësi federal në Uashington DC, me duar dhe këmbë të prangosura. Ai qëndroi pranë avokatit të tij teksa u paraqit deklarata e pafajësisë.

Ai përballet me disa akuza të rënda, mes tyre tentativa për vrasjen e presidentit dhe sulm ndaj një oficeri.

Read more:Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit, Meta kërkon lirinë në Apel! Avokati: Arsyetoni pse mbahet në burg, Karçanaj u lirua

Gjyqtari që drejton çështjen, Trevor McFadden, i emëruar nga Trump, ushtroi presion ndaj avokatëve mbrojtës lidhur me një mocion të mëparshëm, ku kërkohej përjashtimi nga çështja i prokurores amerikane për DC, Jeanine Pirro, si dhe i zyrtarëve të tjerë të administratës.

Avokatët e Allen argumentuan se Pirro dhe persona të tjerë të pranishëm në darkë mund të kenë qenë objektiva të mundshëm sipas versionit të tyre të ngjarjeve, ndaj ajo duhet të tërhiqet nga çështja.

“Po bëjmë shumë supozime mbi ndjenjat e viktimave”, deklaroi avokati mbrojtës Eugene Ohm gjatë seancës, duke shtuar se Pirro është “mikeshë shumë e afërt me Trump” dhe për këtë arsye duhet të përjashtohet.

Read more:Negociatat e paqes SHBA-Iran – ku qëndrojnë gjërat tani?

“Do të habitesha shumë nëse ata do të konsideroheshin viktima në kuptimin ligjor”, u përgjigj McFadden, duke theksuar se ata nuk e kishin parë incidentin.

Ohm kërkoi më shumë informacion mbi mënyrën se si funksionon zyra e Pirros, e cila po ndjek penalisht Allen, për të përcaktuar nëse duhet të përjashtohet e gjithë zyra nga çështja.

“Ka gjasa që të kërkojmë përjashtimin e të gjithë zyrës”, tha ai, duke shtuar se edhe Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, duhet të tërhiqet për shkak të pranisë së tij në darkë.

Read more:Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë

McFadden u shfaq skeptik ndaj kësaj kërkese, duke deklaruar se përjashtimi i të gjithë zyrës së Prokurorit të SHBA-së në Uashington “do të ishte një kërkesë shumë e vështirë për t’u pranuar”. Ai urdhëroi prokurorët të paraqesin përgjigjen e tyre dhe të sqarojnë nëse Pirro dhe Blanche mund të konsiderohen viktima në këtë rast.

Seanca e radhës për çështjen është caktuar më 29 qershor.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Cole tomas allen #Detyrë #Donald Trump #Gazetarët #Para #Presidenti #prokurorët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
  • GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare, ndan fotot nga pushimet në Vlorë
  • Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 30 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by