Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjykatat mbyllin dyert për kamerat e mediave në gjyq, drejtuesit e sistemit: Transparenca detyrim! Çela: Prokurorët të mos fshihen pas ‘sekretit hetimor’
Kronikë

Gjykatat mbyllin dyert për kamerat e mediave në gjyq, drejtuesit e sistemit: Transparenca detyrim! Çela: Prokurorët të mos fshihen pas ‘sekretit hetimor’

• 29 Qershor, 2026 • 9 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Disa nga drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, bëjnë thirrje për një marrëdhënie më të hapur dhe më të besueshme mes medias dhe gjyqësorit, duke kërkuar nga ky i fundit, më shumë transparencë në komunikimin me publikun. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se kjo marrëdhënie nuk mund të jetë me logjikën e kundërvënies. Ndërsa kryeprokurori Olsian Çela theksoi se prokurorët nuk mund të përdorin “sekretin hetimor” si justifikim për mungesën e transparencës.

***

Në vend që institucionet e reja të gjyqësorit, të sillnin një qasje të hapur ndaj mediave, duke respektuar një parim kushtetues si ai për seancat publike, gazetarët po hasin kohët e fundit një sërë pengesash.

Pak ditë pasi 7 televizionet më të mëdha në vend ngritën shqetësimin për aksesin në gjykata në proceset gjyqësore historike dhe të rëndësishme për shkak të gjykimit të politkanëve të lartë, disa prej drejtuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë bëjnë thirrje për më shumë transparencë!

“Marrëdhënia midis drejtësisë dhe medias nuk duhet ndërtuar mbi logjikën e kundërvënies, por mbi përgjegjësinë e ndërsjellë ndaj publikut. Liria e medias dhe pavarësia e gjykatës nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën; përkundrazi, ato plotësojnë njëra-tjetrën, kur ushtrohen me integritet dhe brenda kufijve të rolit të tyre”, tha Sadushi.

Në një kohë kur media dhe gazetarët kritikohen herë pas here për publikime nga dosje të ndryshme penale, përgjigjen e jep vetë drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi i cili shprehet qartë se;

Read more:“Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamingot”, Berisha ironizon Ramën: Vendos në bluzë Ballukun, Agaçin, Gysin dhe… Arubën

“Media inkurajohet të mos heshtë për çështjet, veçanërisht ato penale me interes publik. Është e shëndetshme për të gjithë që ajo të raportojë, sepse i shërben transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë”, tha Rakipi.

I drejtpërdrejte ishte kryeprokurori Olsian Çela, i cili u shpreh se prokurorët nuk mund a përdorin “sekretin hetimor” për të qenë më pak transparent!

“Deklaratat e tyre u bënë gjatë një konference të organizuar me rastin e diplomimit të 38 gjyqtarëve dhe 25 prokurorëve të rinj. Për ta Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kishte një mesazh të qartë e të shkurtër duke u kërkuar të jenë me integritet, guxim dhe përulësi!”, tha Çela.

Pak ditë pasi 7 televizionet më të mëdha në vend ngritën shqetësimin për aksesin në gjykata në proceset gjyqësore historike dhe të rëndësishme për shkak të gjykimit të politikanëve të lartë, disa prej drejtuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë bëjnë thirrje për më shumë transparencë! Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj krerët e sistemit thanë se transparenca është detyrim.

Read more:LIVE- “Presidenti qesharak”, Thirrja e fortë e protestuesit: Konfiskim pasurive të politikanëve të korruptuar! 80 % e shqiptarëve kundër Ramës, po të dalësh në zgjedhje, do jetë ‘funerali yt politik’

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:49

Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media të vetëpërmbahet në publikime, perceptimi shpesh zë vendin e provës! Të mos heshtë për çështjet me interes publik

Drejtori i shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi në fjalën hapëse të mbajtur në konferencë, foli për marrëdhënien e institucioneve të drejtësisë me mediat.

Rakipi shprehu nevojën për disa kufij në raportimin e ngjarjeve, konkludimet apo publikimin e pamjeve e dokumenteve në media. Ai shtoi se informimi mbetet një nevojë e domosdoshme që i shërben transparencës dhe besimit publik.

“Ne, sistemi i drejtësisë, duhet të kuptojmë nevojën legjitime të publikut për informacion, thjesht për faktin se nuk mund të jemi të izoluar nga qytetarët, sepse paguhemi nga publiku taksapagues për t’i shërbyer pikërisht atij. Përbëjmë shërbimin publik gjyqësor dhe duhet, të paktën, të jemi të përgjegjshëm përkundrejt tij.

Një sistem drejtësie që komunikon pak, që shpjegon pak dhe që mbetet i mbyllur për publikun, krijon hapësirë për spekulime, thashetheme, interpretime dashakeqëse, dezinformim dhe/ose mosbesim. Besimi ndërtohet edhe përmes transparencës, komunikimit institucional dhe aftësisë për të shpjeguar proceset.

Read more:25 ditë protesta antiqeveritare/ “Kjo është mosbindje civile”, gazetarët Gashi dhe Jushi: Gonzato hyri pa truproja në protestë, dha mesazh se është qytetare

Megjithatë, në praktikë, shpesh përballemi me atë që ka filluar të quhet “gjykim paralel” ose “gjykatë publike”. Në momentin kur publikohet emri i një personi të dyshuar, kur transmetohen pamje nga arrestimi, kur komentues, analistë apo përdorues të rrjeteve sociale nxitojnë të japin verdikte, krijohet një realitet paralel me procesin gjyqësor. Dhe, në këtë realitet, perceptimi shpesh zë vendin e provës.

Marrëdhënia mes medias dhe drejtësisë është bërë edhe më komplekse për shkak të revolucionit teknologjik. Shumë më i thjeshtë është bërë përhapja e lajmit apo komenteve nëpërmjet teknologjisë së sotme, e cila përfshin miliona njerëz në fare pak sekonda, që ushqehen dhe, jo pak herë, i besojnë lajmit të parë të dhënë, edhe kur ai është pa cilësi apo në kufijtë e lajmit të rremë. Jo rrallë publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes përpara se të arrijë policia atje, shpërndahen akte gjyqësore apo hetimore përpara se të paraqiten në sallën e gjyqit. Ndaj, nevoja për vetëpërmbajtje, për respektimin e standardeve etike dhe të kulturës apo përgjegjësisë profesionale, është e lartë, në proporcion të drejtë me mundësinë e ndikimit të lajmit te publiku.

Media inkurajohet të mos heshtë për çështjet, veçanërisht ato penale me interes publik. Është e shëndetshme për të gjithë që ajo të raportojë, sepse i shërben transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë. Por raportimi duhet të jetë i kujdesshëm, i balancuar dhe i mbështetur në fakte të verifikuara, me qëllim që informimi publik të mos rrezikojë dënimin publik”, tha Arben Rakipi.

Ora 10:48

Mesazhi i Sokol Sadushit për magjistratët e rinj: Detyra juaj është t’i shërbeni ligjit! Besimi forcon drejtësinë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i paralajmëroi magjistratët e rinj për sfidat që i presin në rrugëtimin e tyre në një kohë kur teknologjia transformohet çdo ditë. Ai u tha se pavarësisht ndryshimeve të kohës, detyra mbetet e njëjtë: shërbimi ndaj ligjit.

Read more:Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës, investim prej 6.4 milionë eurosh! Gogu: Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata

“Media, rrjetet sociale dhe teknologjia do të vijojnë të ndryshojë. Detyra e magjistratit, megjithatë, mbetet e njëjtë. Ju nuk do të merrni vendime për të kënaqur opinionin publik, por as për t’iu kundërvënë atij. Ju do të merrni vendime për t’i shërbyer ligjit”, tha Sadushi.

Më tej, kreu i KLGJ shtoi se autoriteti buron nga besimi që më pas forcon institucionin e me kohë drejtësinë.

“Besimi ndërtohet gradualisht, me mënyrën si i dëgjoni njerëzit, me sjelljen në sallën e gjyqit, me cilësinë e arsyetimit, me dinjitetin e qëndrimit dhe me aftësinë për të qenë të drejtë edhe kur kjo është e vështirë. Kur një magjistrat fiton këtë besim, ai nuk forcon vetëm autoritetin e tij. Ai forcon edhe institucionin që përfaqëson. Kështu ndërtohet, brez pas brezi, besimi tek drejtësia”, tha Sadushi duke përmbyllur se sistemi jep kompetencën, por besimin duhet ta fitojnë vetë.

Ora 10:31

‘Dixhitalizimi shkundi modelin e vjetër’, kryeprokurori Olsian Çela: Rikuperimi i besimit publik kërkon kohë

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela solli në vëmendje transformimin teknologjik dhe ndryshimet që ka sjellë ai në komunikimin publik të organeve të drejtësisë.

Read more:Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin

“Zhvillimi i teknologjisë dixhitale shkundi nga themelet modelin e vjetër. Informacione të pafundme qarkullojnë dhe përhapen me shpejtësi marramendëse, në përmasa krejt të paimagjinueshme disa dekada më parë. Shkalla globale e rrjeteve sociale ka mundësuar krijimin e shesheve virtuale të debatit publik që kapërcejnë lehtësisht kufijtë fizikë. Intensiteti i ndërveprimit mes përdoruesve në këto platforma krijon dinamika të paparashikueshme që ndikojnë në jetën publike. Trendet e lëkundshme të perceptimit publik si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, përcaktojnë shpesh kahun e politikave apo vendime të rëndësishme”, tha ai.

Kryeprokurori shtoi se sistemi është ende në transformim dhe duhet përmirësuar i besimit të publikut.

“Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më tepër për organet e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror. Perceptimi publik arriti nivele rekord në 10-15 vitet e fundit dhe rikuperimi i besimit kërkon kohë të konsiderueshme. Modernizimi i formave të strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri. Është krijuar një mekanizëm koordinimi vertikal për të rritur cilësinë e njoftimeve”, u shpreh Çela.

Lexo edhe
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Tags: #Besim #Detyrim #Gazetarët #Gjykata #jetë #klgj #Kryesore #Shkolla e Magjistratures #Silvio Gonzato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje…

• 22 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin