Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! I rrethuar nga Renea ngujohet në makinë (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! I rrethuar nga Renea ngujohet në makinë (EMRAT+VIDEO)

• 24 Korrik, 2026 • 15 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Roskovec-Fshati Vidhisht në Roskovec u trondit mëngjesin e kësaj të premteje nga një krim i rëndë në familje. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshuar emrin në Refit, shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve.

“Dëgjova krisma në 5 të mëngjesit, ishim në gjumë dhe dola në ballkon dhe pashë që ishte nga shtëpia e xhaxhait. I bija telefonit të policisë dhe nuk përgjigjej” tha nipi i viktimës.

“Ne dëgjuam britmat, por nuk hynim dot brenda se ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’. Djali im njoftoi policinë dhe policia ka ardhur pas një ore.” tha vëllai i viktimës

Nga breshëria, mbeti i vrarë Kosta Plaku, ish-vjehrri i autorit, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, u plagos rëndë. Pas sulmit, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua me automjet drejt ish-fushes së aviacionit ne Kurjan.

“Ka vrarë babanë e ish-të dashurës dhe ka plagosur nënën. Ka marrë të dashurën me makinë dhe ka dalë në zonë periferike. Për shkak të rrezikshmërisë ka ardhur RENEA. Është bërë e mundur të lirohet e dashura e vet që ndodhet jashtë rrezikut. Jemi ende duke negociuar me autorin për t’u dorëzuar” tha Erion Ahmeti, drejtor i policisë së Fierit.

Të rinjtë, të cilët jetonin rreth 2 kilometra larg njëri-tjetrit, kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kercenonte vazhdimisht.

“Kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Vajza e denonconte, policia e arrestonte dhe prokuroria nuk bënte asgjë dhe ai dilte prapë. Si çift nuk shkonin mirë dhe janë ndarë dhe ai nuk e pranonte këtë gjë. Ai ka kërcënuar me armë vajzën në Tiranë. E ka marrë policia dhe e ka nxjerrë pas një muaji” tha nipi i viktimës

“Kishin probleme në çift. Tre herë ka hyrë brenda ai dhe tre herë ka dalë. E mbajtën një muaj brenda, e nxorën në arrest shtëpie. I thoshte vajzës ‘ti pa mua nuk jeton’.” tba vëllai i viktimës.

Familjarët e autorit japin një tjetër version për konfliktin. Sipas tyre, përplasja mes çiftit lidhet edhe me një shumë parash që Buzi pretendon se ia kishte dërguar ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Angli.

“Mua s’më thotë gjë, vetëm punë lekësh.. Iku çuni andej, pastaj u shkëputën. Ajo iku në Tiranë. Ky i dërgonte paratë që andej, nga Anglia. E denoncoi ajo, e futën çunin brenda dhe ndenji 4 muaj. Ata duheshin me njëri-tjetrin, por më pas u zunë. Ne kishim bërë dhe fejesën, por pastaj nuk donte më ajo. Nuk e di pse e la, por pse i mori lekët? Fliste në telefon me çupën dhe ajo i thoshte: nuk më lë babi me mamin të të jap lekët” thanë ata

Ndryshe familjaret e Rozalindës, thane se ai e perndiqte dhe e kishte kercenuar me arme ne Tirane, ndaj gjykata e kishte pajisur me urdher-mbrojtje.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

“I dhunshëm ka qenë ai. Vajza ishte e frikësuar. Gjithnjë e kërcënonte. E mori njëherë se e donte për nuse. Kishin disa vite bashkë, pastaj e la ajo. Edhe në Tiranë i ka dalë para vajzës me pistoletë. Vajza është studente për infermiere. Ndenji ca kohë ai në burg, por e nxorën në arrest shtëpie. Por ai s’rrinte brenda fare. Ajo kishte urdhër-mbrojtje” thotë kunata e viktimës

Megjithatë, drejtori i Policisë së Fierit i rrëzoi këto pretendime, duke thënë se në momentin e ngjarjes autori nuk rezultonte me masë aktive sigurie nga gjykata.

“Nuk ka qenë me masë sigurie. Ne po punojmë për ta neutralizuar, më pas do kryhen veprimet e nevojshme hetimore” tha drejtori i Policisë së Fierit

Me ndërhyrjen e policisë dhe RENEA-s, 32-vjeçari liroi ish-partneren, ndërsa vetë qendron i ngujuar në makinë prej disa orësh. Ai kërcënon se do të vrasë veten.

Emri i Nertil Buzit është përmendur në vitin 2022 nga mediat britanike, ku thuhet se është mbajtur peng nga disa bashkëkombës për një borxh prej 400 mijë paund.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:24

U plagos nga ish-dhëndrri në tragjedinë e Roskovecit, 55-vjeçarja ende në sallën e operacionit, ka dëmtime të shumta në bark

Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë në banesën e saj në Vidhisht të Roskovecit, ndodhet ende në sallën e operacionit. Sipas informacioneve, 55 vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e barkut dhe po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj mbetet e rëndë.

Plaka mbeti e plagosur mëngjesin e së premtes në banesën e saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun. Pas ngjarjes, ai dyshohet se mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun, të cilën e liroi disa orë më vonë, ndërsa forcat RENEA e rrethuan dhe nisën negociatat për dorëzimin e tij. 24-vjeçarja, e cila u mbajt peng ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Ora 15:08

Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim

Pamjet që sjell korrespondentja e Report TV, Marsela Topi, tregojnë automjetin ku është ngujuar autori i dyshuar, ndërsa forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke mbajtur distancë.

Negociatat për ta bindur 35-vjeçarin të dalë nga automjeti dhe të dorëzohet pa lënduar veten vijojnë në fshatin Kurjan, ndërsa operacioni i policisë mbetet në zhvillim.

Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, të cilën e liroi disa orë më vonë pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Read more:E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan (EMRAT)

Ora 14:33

Negociatat dështojnë sërish, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten refuzon të dorëzohet! Snajperët e RENEA-s në gatishmëri (VIDEO)

Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Ai vijon të refuzojë çdo thirrje të policisë dhe qëndron i vetëm brenda automjetit prej më shumë se tre orësh.

Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, por deri tani pa rezultat.

Ndërkohë, në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Operacioni policor vijon, ndërsa zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.

Ora 13:30

Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec ( VIDEO)

Pamjet e fimuara nga larg që sjell Report TV tregojnë një snajper të pozicionuar në distancë, ndërsa vijojnë negociatat me 35-vjeçarin e dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec.

Forcat speciale dhe efektivët e Policisë mbeten në terren, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Sipas policisë, negociatat po vazhdojnë me qëllim dorëzimin e autorit pa shkaktuar pasoja të tjera. Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa forcat e angazhuara vijojnë të monitorojnë çdo lëvizje.

Ora 12:43

‘I thashë shkëpute lidhjen”, prindërit e 35 vjeçarit që mori peng ish-bashkëshorten flasin për Report TV: Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte, ishte i mërzitur për punë lekësh (VIDEO)

Prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes në Roskovec, Beraze dhe Ismail Buzi, kanë folur për Report TV, duke treguar për marrëdhëniet të mira me ish-bashkëshorten e djalit të tyre.

“Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne”, tha babai, Ismail Buzi, kur u pyet nëse e donin vajzën.

E ëma tregonse i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh.

“Mua s’më thoshte gjë. Jam mërzitur për punë lekësh, thoshte” tregon më tej.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

“Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet”, shton babai.

Sipas tij, në një moment i kishte kërkuar djalit që t’i jepte fund marrëdhënies.

“Atëherë i thashë shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë”, tha ai.

Ora 12:36

‘Mos m’u afroni se do të vras veten’, autori i dyshuar i vrasjes në Roskovec nuk dorëzohet, flet drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata ( VIDEO)

“Mos m’u afroni se do të vras veten”, kjo është thirrja që, sipas Policisë së Fierit, po përsërit 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat RENEA.

Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, tha se autori vijon të bëjë rezistencë dhe nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ndau detaje tw mwtejshme nga operacioni.

“Shtetasi Refit Buzi rreth 35 vjeç, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë gjahu babain e ish të dashurës dhe ka plagosur nënë e saj. Në kushtet e kësaj ngjarje ka marrë të dashurën në makinë dhe është larguar në drejtim të zonës periferike në dalje të Vilkdishtit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka organizuar punën në lidhje me lokalizimin e të gjitha strukturave policore, të vendeve fqinj dhe për shkak të rrezikshmërisë është njoftuar prezenca e forcave kombëtare RENEA. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithë drejtorisë vendore është bërë e mundur nëpërmjet negociatave që të mund të lirohet e dashura e tij e cila është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. grupi i drejtorisë vendore dhe të RENEAS me autorin Ende po negociojmë për tu dorëzuar dhe për të bërë të mundur shmangien e viktimave të tjera. Jemi në largësi të autorit. Prokurori po heton dhe po analizon të gjitha shkaqet. Autori nuk ka qenë me masë sigurie. Jemi në kushtet e një debati të lindur me familjen e ish të dashurës. Nuk ka asnjë negociatë të familjarëve të autrorit përvec Reneas dhe grupit të policisë. Autori ka thënë gjithë kohën ‘mos mu afroni do vras veten’. Të gjithë forcat janë në vendngjarje për të parandaluar një viktimë tjetër” tha drejtori i policise Erion Ahmeti

Ora 10:37

RENEA rrethon vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten! Negociata për dorëzim (VIDEO)

Forcat e RENEA-as dhe ato të policisë kanë rrethuar vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten 24-vjeçe.

Vijojnë negociatat për dorëzimin e Refit Buzit, që vrau ish-vjehrrin me armë gjahu.

Ora 10:15

I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng

1784874560_vrasjanefier.png

Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-bashkëshorti është liruar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon që edhe autori të dorëzohet.

Read more:E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan! RENEA drejt vendgjarjes (EMRAT)

Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.

Ora 09:20

Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë

Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.

Ora 08:46

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

1784880160_autori.jpg

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Ora 08:38

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)

Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.

“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.

“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Rozalinda Plaku
  • Refit Buzi
  • vrasje
  • Fier
  • Kosta Plaku
  • Bejlere Plaku

‘);
} else {
$(“.comment_response_” + komenti_id).append(‘

Komenti nuk u shtua

‘);

}

$(“input[type=text], textarea”).val(“”);
setTimeout(function() {
$(“.comment_response_” + komenti_id).remove();
}, 5000);
}
});

}



Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

  • Po


    69.6%

  • Jo


    25.6%

  • Nuk e di


    4.8%

Vota total: 355

Votat totale janë unike

  • Sondazhi i ditës:
    24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

Lajme të tjera

  • Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim

    Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim


    24 Korrik, 15:08

  • Negociatat dështojnë sërish, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten refuzon të dorëzohet! Snajperët e RENEA-s në gatishmëri (VIDEO)

    Negociatat dështojnë sërish, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten refuzon të dorëzohet! Snajperët e RENEA-s në gatishmëri (VIDEO)


    24 Korrik, 14:33

  • Read more:Të ardhura nga trafiku i drogës, Arbër Muçës i konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri (LISTA)

  • Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec ( VIDEO)

    Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec ( VIDEO)


    24 Korrik, 13:30

  • 'I thashë shkëpute lidhjen”, prindërit e 35 vjeçarit që mori peng ish-bashkëshorten flasin për Report TV: Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte, ishte i mërzitur për punë lekësh (VIDEO)

    ‘I thashë shkëpute lidhjen”, prindërit e 35 vjeçarit që mori peng ish-bashkëshorten flasin për Report TV: Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte, ishte i mërzitur për punë lekësh (VIDEO)


    24 Korrik, 12:43

  • 'Mos m’u afroni se do të vras veten', autori i dyshuar i vrasjes në Roskovec nuk dorëzohet, flet drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata ( VIDEO)

    ‘Mos m’u afroni se do të vras veten’, autori i dyshuar i vrasjes në Roskovec nuk dorëzohet, flet drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata ( VIDEO)


    24 Korrik, 12:36

  • RENEA rrethon vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten! Negociata për dorëzim (VIDEO)

    RENEA rrethon vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten! Negociata për dorëzim (VIDEO)


    24 Korrik, 10:37

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng

    I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng


    24 Korrik, 10:15

  • Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë

    Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë


    24 Korrik, 09:20

  • Të ardhura nga trafiku i drogës, Arbër Muçës i konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri! Arbër Muça ua kalonte të afërmve, hetim për pastrim parash (LISTA)

    Të ardhura nga trafiku i drogës, Arbër Muçës i konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri! Arbër Muça ua kalonte të afërmve, hetim për pastrim parash (LISTA)


    24 Korrik, 09:17

  • Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

    Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit


    24 Korrik, 08:46

  • Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t'ju vras të gjithëve (VIDEO)

    Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)


    24 Korrik, 08:38

  • Gaforrja blu e rrezikshme? Jo më, shefat e kuzhinës e bëjnë pjesë të menusë: Ka vlera ushqyese si arragosta dhe kushton më lirë

    Gaforrja blu e rrezikshme? Jo më, shefat e kuzhinës e bëjnë pjesë të menusë: Ka vlera ushqyese si arragosta dhe kushton më lirë

    Yrjet Saliasi

    Yrjet Saliasi


    23 Korrik, 16:49

Lexo edhe
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Tags: #angli #Anglia #Armë #automjet #Babai #Bejlere Plaku #Fier #Kosta Plaku #Refit Buzi #Rozalinda Plaku #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Nga të njëjtat tag-e
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin