Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)

• 4 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë si të dyshuar se do të kryenin një vrasje. Arrestimet kanë ndodhur pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej tyre kishin zënë pritë, me armët gati në një zonë pa ndriçim. Pikërisht ky ka qenë momenti kur Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç, fotot e të cilëve Report Tv i siguron, janë kapur në flagrancë.

3 të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime të forta që kanë shkuar për të ekzekutuar një person, megjithatë të arrestuarit, të marrë në pyetje, nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve.

Sipas burimeve, ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, Moriseni e Kaja po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t’i arrestuar. Të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo.

Nga operacioni janë sekuestruar 2 pistoleta, municion, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Të arrestuarit
Sidorel Moriseni 32 vjeç, banues në Tiranë
Alfred Kaja 26 vjeç, banues në Kavajë
Vonis Poka 31 vjeç, banues në Tiranë
Vitrin Hoxha 20 vjeç, banues në Kavajë
Franko Bobja 21 vjeç, banues në Kavajë

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Read more:“Në shah mbreti mbrohet deri në fund dhe sakrifikohen ushtarët”/ Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe Belën

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

Read more:Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det! Tentuan të arratisen drejt Greqisë, s’gjendet pistoleta (EMRAT+VIDEO)

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Read more:Atentat në Sarandë, nën shënjestër Thimjo Rubati, e qëlluan dy persona të maskuar! I plagosuri me dy identitete e precedent kriminal (VIDEO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:56

Do të kryenin atentat në fshatin Gjashtë, Report Tv siguron fotot e dy autorëve që u kapën me pistoleta në duar

1785836890_saranda.jpg

Sidorel Moriseni, Alfred Kaja

Këta janë dy prej autorëve të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Report Tv ka siguruar fotot e Sidorel Morisenit, 32 vjeç dhe Alfred Kajës, 26 vjeç, dyshohet se do të ekzekutonin një person në këtë fshat.

Sipas burimeve ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t’i arrestuar. Sipas burimeve, të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime.

Lexo edhe
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Kronikë

Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!

Tags: #alfred kaja #Armë #Armët #Atentat #franko bobja #gjashte #sarande #sidorel moriseni #vitrin hoxha #Vlore #vonis poka

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Tentativë vrasjeje dhe plagosje e rëndë me dashje, Policia e Tiranës arreston 2 persona me rrezikshmëri të lartë
  • Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!
Nga të njëjtat tag-e
  • Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)
  • Ndezi zjarr në oborr, flakët u përhapën dhe rrezikuan shtëpitë e fqinjëve, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë
  • Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi (VIDEO)
  • Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)
  • “PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa “shpërthen” në Kuvend: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare! Rama të japë dorëheqjen! Damka e Narkosit hiqet vetëm me…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 64 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u paraqit sot, ka komentuar edhe hetimet e…

• 8 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!

Përgjegjësia për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it bie jo vetëm mbi kryeministrin Edi Rama por…

• 8 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u paraqit sot, ka komentuar edhe hetimet e…

• 8 minuta më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by