Edhe për ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës priten vranësira të pakta deri mesatare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra në male, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Read more:Temperatura deri në 38 gradë celsius, por në veri priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Era parashikohet të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-3 ballë.




