Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Një nga ne’/ Njihuni me dy kultivuesit e mjedrave në Kukës: Janë fitimprurëse, por kanë shumë sfida! Ja çmimi në treg
Sociale

‘Një nga ne’/ Njihuni me dy kultivuesit e mjedrave në Kukës: Janë fitimprurëse, por kanë shumë sfida! Ja çmimi në treg

• 5 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes nesh fshihen histori që meritojnë të dëgjohen. Emisioni “Një nga ne” nga Xhensila Nako rikthehet me sezonin e 5-të televiziv, për t’iu sjellë nga afër ditën e njerëzve të zakonshëm, rrëfime të veçanta, problematika dhe histori ku secili prej jush mund të gjejë veten.

Në fshatin Shtiqën të Kukësit, Artan Hallaçi dhe Lavdrim Shehu, rrëfejnë rezultatet që kanë marrë me mjedrat, fruti i kuq që po kërkohet shumë nga konsumatorët, por që ka sfida dhe vështirësi.

Read more:Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në fshat, përfundojnë në pranga dy persona në Fushë Krujë, kishin precedentë penalë (VIDEO)

Kjo alternativë e re që po testohet nga kultivuesit kërkon 100 ditë kujdes intensiv, ndryshe nga bimët e tjera. Megjithatë, ata shprehen se çmimi po shkon deri në 1000 lekë/kg.

“Kam rreth 3 dynym me mjedra dhe operoj me tregun e freskët, po ashtu me pikat grumbulluese. Tregu është i sigurtë, madje ka nevojë dhe për më shumë, pasi dhe parcelat që janë bërë në Kukës, Peshkopi, Dibër dhe Korçë nuk e mbulojnë tregun. Ne po marrim në Kosovë dhe po e sjellim në tregun tonë. Ishalla do kemi risk që të marrim rezultat dhe këtë vit, që të mos i humbë mundi. Janë fitimprurëse, janë vetpunësim. Pse të ikim jashtë? Ne mund të punojmë dhe këtu”, shprehet Artan Hallaçi.

Read more:“Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë

Ndërsa Lavdrim Shehu, një tjetër kultivues i zonës rendit problematikat që kanë ndeshur në lidhje me këtë iniciativë.

“Kemi filluar që vitin e kaluar me përgatitjen e tokës dhe kultivimin e mjedrave dhe vjet është marrë prodhim pak sepse llogaritet që mjedrat prodhojnë në vitin e dytë dhe të tretë në maksimumin e vet. E vetmja gjë që i mungon është pjesa e hijëzimit pasi temperaturat e larta dëmtojnë prodhimin. Kemi pasur probleme dhe me ujitjen pasi ujin e marrim direkt nga lumi dhe përmban mbeturina, gjethe, pjesën ranore dhe nganjëherë bllokon tubat. Është bimë delikate, kemi pasur probleme gjatë periudhës së qershor-korrikut me erën sepse i thyen shumë kollaj, e dëmton, ndaj duhen marrë masa teknike. Çmimi shkon deri në 1000 lekë/kg e freskët dhe ruhet në vasketa në frigorifer deri në 10 ditë.”, tregon kultivuesi Lavdrim Shehu.

Read more:“Rama jepe dorëheqjen”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin, thirrjet jehojnë në rrugët e kryeqytetit

Për të parë emisionin e plotë klikoni në videon e mësipërme. Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Tags: #Artan Hallaçi #Bimët #kosove #Kukes #Lavdrim Shehu #Lumi #mbeturina #mjeder #nje nga ne #peshkopi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin