Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

• 13 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij me avokatin Ledi Bianku në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si cenim të së drejtës për mbrojtje efektive dhe të konfidencialitetit të komunikimit avokat-klient.

Meta bëri të ditur se sot zhvilloi takimin e dytë me Biankun, i cili, sipas tij, do ta përfaqësojë përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Sipas Metës, gjatë takimit të parë, më 17 korrik 2026, avokati Bianku konstatoi se ambienti ku zhvillohej takimi ishte nën monitorimin e një kamere. Për këtë arsye, dy mbrojtësit e tij ligjorë iu drejtuan zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke kërkuar marrjen e masave për garantimin e konfidencialitetit të takimeve ligjore.

Meta pretendon se ndaj kësaj kërkese nuk është dhënë përgjigje dhe se, edhe në takimin e zhvilluar sot, ambienti vijonte të ishte i monitoruar me kamera.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

“Ky fakt nuk mund të konsiderohet një çështje thjesht administrative apo teknike”, shprehet Meta, duke argumentuar se konfidencialiteti i komunikimit mes avokatit dhe klientit është një garanci themelore për të drejtën e mbrojtjes dhe procesin e rregullt ligjor.

Ai deklaron se, në mungesë të një reagimi institucional, do të ndjekë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion dhe se, së bashku me avokatin Ledi Bianku, do t’i drejtohet GJEDNJ-së për çështjen e pretenduar të cenimit të garancive të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Meta thekson se qëllimi i denoncimit publik nuk është vetëm rasti i tij, por respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës dhe garantimi i mbrojtjes efektive ligjore për çdo person të privuar nga liria.

Çështja, sipas tij, do të ndiqet tashmë në rrugë institucionale dhe juridike, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Read more:Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike (VIDEO)

Kujtojmë se Meta që prej tetorit të vitit 2024 po qëndron në paraburgim, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Avokati i ri i Metës, i cili do e përfaqësojë në seancat gjuqësore në Shqipëri pas largimit të Kujtim Cakranit, do të jetë Bujar Musta.

Reagimi i Ilir Metës:

Sot zhvillova takimin tim të dytë me avokatin e mirënjohur Prof. Ass. Ledi Bianku, të cilin e falënderoj me mirënjohje për gatishmërinë për të më përfaqësuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

E konsideroj të nevojshme të bëj publik një fakt serioz, që prek drejtpërdrejt ushtrimin efektiv të së drejtës së mbrojtjes dhe konfidencialitetin e komunikimit ndërmjet një personi të privuar nga liria dhe mbrojtësit të tij ligjor.

Gjatë takimit të parë, të zhvilluar më 17 korrik 2026, avokati Prof. Ass. Bianku konstatoi se ambienti në IEVP “Jordan Misja”, ku po zhvillohej takimi ynë, ishte nën monitorimin e një kamere.

Read more:“Shtetases amerikane iu ndalua të komunikonte me të afërmit /Avokati Tanushi: Arrestime skandaloze të protestuesve, policia i trajtoi si të dyshuar pa prova. Do të ndjekim rrugën ligjore

Ky fakt, në vlerësimin tonë, përbën një çështje serioze të papajtueshmërisë me garancitë ligjore shqiptare dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht sa i përket konfidencialitetit të komunikimit ndërmjet të paraburgosurit dhe avokatit, si dhe ushtrimit real dhe efektiv të së drejtës së mbrojtjes dhe të përfaqësimit përpara GJEDNJ.

Për këtë arsye, me qëllim që situata të korrigjohej përpara takimit të radhës, dy mbrojtësit e mi ligjorë i janë drejtuar zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke kërkuar marrjen e masave konkrete për garantimin e konfidencialitetit të takimeve ligjore.

Pavarësisht këtij komunikimi zyrtar, deri në zhvillimin e takimit të sotëm nuk është dhënë asnjë përgjigje ndaj kërkesës së mbrojtësve të mi dhe, më shqetësuesja, situata nuk ka ndryshuar.

Read more:Kukës, hapet zyra e re për lidhjet martesore! Në 8 muaj, vendosën kurorë 141 çifte (VIDEO)

Edhe takimi i sotëm me Av. Prof. Ass. Bianku është zhvilluar në një ambient të monitoruar me kamera.

Ky fakt nuk mund të konsiderohet një çështje thjesht administrative apo teknike. Konfidencialiteti i komunikimit ndërmjet avokatit dhe klientit është një garanci themelore e së drejtës për mbrojtje efektive dhe e një procesi të rregullt ligjor, qoftë përpara gjykatave shqiptare, qoftë përpara GJEDNJ.

Çdo ndërhyrje ose monitorim i këtij komunikimi, përtej kufijve të përcaktuar qartë nga ligji, cënon vetë thelbin e kësaj garancie.

Në këto rrethana, dhe në mungesë të një reagimi institucional ndaj kërkesave të paraqitura, e konsideroj të domosdoshme të bëj publike letrën zyrtare të dy mbrojtësve të mi ligjorë, si dhe të ndjek të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave të mia.

Read more:Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze të ish-zv/kryeministres

Për këtë arsye, së bashku me mbrojtësin tim ligjor Av. Prof. Ass. Ledi Bianku, do t’i drejtohemi Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke paraqitur para saj shqetësimin lidhur me cenimin e garancive të Konventës dhe, në veçanti, të standardeve që lidhen me të drejtën për një proces të rregullt, të drejtën e mbrojtjes dhe përfaqësimit efektiv, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të konfidencialitetit të komunikimit me avokatin.

Theksoj se qëllimi i këtij qëndrimi publik nuk është thjesht denoncimi i një rasti individual, por domosdoshmëria për respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës dhe të garancive që duhet të jenë të padiskutueshme për çdo person të privuar nga liria që duhet të gëzojë mbrojtje efektive ligjore.

Çështja tashmë do të ndiqet në rrugë institucionale dhe juridike, në përputhje me të gjitha mjetet ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Tags: #Ambienti #GJKKO #IEVP #Ilir Meta #jetë #Kamera #korrupsion #Ledi Binaku #paraburgim #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit
  • Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Disa gjëra bërtasin ‘Jemi këtu’, por nuk i sheh!”/ Aktivisti Ervin Goci kritika SPAK-ut: Duhet të hetojë nivelet e larta të politikës
  • Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin
  • Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO)
  • SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit
  • Denoncon Balliu: 31 milionë euro nga Thesari për KAYO-n. Kur paratë lidhen me mbrojtjen, heshtja bëhet çështje e sigurisë kombëtare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 12 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te…

• 20 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te…

• 20 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur thirrjen për aplikim për 40 pozicione të reja hetuesish në Byronë Kombëtare…

• 1 orë më parë • 16 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by