Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë
Politikë

“The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë

• 21 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar deri më tani rreth një deklarate publike për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë.

Nisma u nxit nga protesta dhe zhvillimet në Zvërnec dhe Nartë, me mobilizimin qytetar që pasoi, por shqetësimet e ngritura prej profesionistëve shkojnë përtej një projekti të vetëm. Në qendër të deklaratës është modeli përmes të cilit merren vendimet për qytetet, fshatrat, bregdetin, peizazhin dhe burimet e përbashkëta natyrore.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”, thuhet në deklaratë.

Sipas firmëtarëve, territori nuk mund të trajtohet thjesht si tokë për t’u shfrytëzuar në funksion të interesave afatshkurtra. Ai është një burim i kufizuar dhe një pasuri e përbashkët, mbi të cilën vendimet e sotme ndikojnë breza të tërë dhe tejkalojnë çdo mandat politik apo projekt të veçantë.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, që orienton zhvillimin, koordinon politikat dhe menaxhon konfliktet mbi përdorimin e tokës, duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e pronës dhe interesin publik afatgjatë.

Read more:“Plas” në PS/ Kryebashkiaku socialist kundër hartës territoriale, thirrje deputetëve të mazhorancës: Mos e votoni projektligjin!

Arkitekti Fjoralb Shehi thotë se një nga arsyet që i ka bashkuar profesionistët është ndjesia e pafuqisë përballë mënyrës se si po merren vendimet.

“Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, shprehet Shehi.

Në deklaratë, profesionistët ngrenë shqetësimin se përqendrimi progresiv i vendimmarrjes është shoqëruar me dobësimin e sigurisë juridike, reduktimin e rolit të autoriteteve vendore dhe kufizimin e transparencës, oponencës profesionale dhe pjesëmarrjes së publikut.

Sipas tyre, planifikimi territorial po humbet rolin e tij si instrumenti kryesor për orientimin e zhvillimit dhe po reduktohet në një mekanizëm që ndjek vendime të marra paraprakisht.

Planifikuesja urbane Doriana Musai e lidh këtë situatë edhe me përjashtimin e profesionistëve shqiptarë nga proceset e rëndësishme të projektimit dhe vendimmarrjes.

Read more:“270 tubime nga shqiptarët jashtë”/ Organizatore e protestave në Diasporë, Paola Kola: Objektiv final i revoltës popullore, dorëheqja e Ramës. Më 14-16 gusht do të jemi në shesh

“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs”, thotë Musai.

Sipas saj, është krijuar një kontrast midis procedurave me të cilat përballen çdo ditë profesionistët shqiptarë dhe mënyrës se si trajtohen disa projekte të mëdha të realizuara nga arkitektë të huaj.

Deklarata thekson se profesionistët vendas mbartin njohuri të pazëvendësueshme mbi historinë, mjedisin, kulturën dhe strukturën sociale të vendit. Për këtë arsye, ekspertiza e tyre duhet të përfshihet në të gjitha fazat e vendimmarrjes mbi territorin dhe të mos reduktohet vetëm në zbatimin teknik të vendimeve të marra nga të tjerë.

Bashkëpunimi me profesionistë të huaj nuk kundërshtohet në vetvete, për sa kohë sjell dije, shkëmbim profesional dhe forcim të kapaciteteve vendase.

Read more:“Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë

“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”, thuhet në deklaratë.

Planifikuesja urbane Greta Disha e sheh debatin e hapur pas “The Albanian Files” si një moment për ta rikthyer vëmendjen te mënyra se si po zhvillohet territori.

“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë ajo, duke shtuar se arkitektët vendas janë lënë në një pozicion gjithnjë e më të dobët.

Përtej rolit të profesionistëve, deklarata ndalet edhe te mënyra se si shteti administron pronën private dhe ate publike. Firmëtarët e cilësojnë sigurinë juridike të pronës si themel të planifikimit të qëndrueshëm dhe besimit te institucionet.

Ata kërkojnë që çdo nismë për liberalizimin e tregut të tokës, përfshirë zgjerimin e së drejtës së shtetasve të huaj për të blerë tokë bujqësore, të shqyrtohet vetëm pasi shteti të ketë përmbushur detyrimet për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës ndaj qytetarëve shqiptarë.

Read more:“Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve

Në të njëjtën kohë, ndryshimi i kategorisë dhe destinacionit të tokës duhet të kalojë përmes procedurave të posaçme, të qarta dhe transparente, dhe jo të ndodhë automatikisht si pasojë e miratimit të një projekti. Sipas deklaratës, edhe përdorimi, transferimi apo shkëmbimi i pronës publike duhet të mbështetet te planifikimi territorial, transparenca dhe interesi publik afatgjatë, dhe jo t’i anashkalojë këto parime në funksion të projekteve të veçanta.

“Lidhja e komuniteteve me tokën, mjedisin dhe peizazhin është pjesë e interesit publik dhe nuk mund të reduktohet vetëm në marrëdhënien juridike të pronësisë”, theksojnë firmëtarët.

Një tjetër kërkesë lidhet me përfshirjen reale të qytetarëve dhe komuniteteve të prekura përpara miratimit të projekteve. Konsultimet publike, Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimet Strategjike Mjedisore, sipas profesionistëve, nuk duhet të zhvillohen si procedura formale pasi vendimet janë marrë, por të ndikojnë realisht në përmbajtjen e tyre.

Për projektet me ndikim të madh publik, arkitektët kërkojnë gjithashtu mekanizma të pavarur të vlerësimit teknik, të cilët mund të forcojnë cilësinë, transparencën dhe besueshmërinë e vendimmarrjes.

Read more:Debati i Ramës me kryebashkiakët/ “Si mbledhjet e celulave komuniste!”, reagon PD, Kedhi: Kryeministri në panik, shpërthen ndaj të vetëve

Për arkitektin Lisjan Tusha, nënshkrimi i deklaratës është një mënyrë formë për të shprehur kundërshtinë.

“Iu bashkova grupit të firmëtarëve të deklaratës, me qëllimin për të kundërshtuar anomalitë që ka pasur vendi në këto 13 vite”, thotë Tusha, duke shpresuar që numri i firmëtarëve të vazhdojë të rritet.

Profesionistët pranojnë se vendimmarrja politike është pjesë legjitime e planifikimit territorial, por theksojnë se ajo nuk duhet të zëvendësojë procesin profesional, të anashkalojë instrumentet e planifikimit apo të ushtrohet pa transparencë, arsyetim dhe llogaridhënie.

Për ta, debati mbi Zvërnecin është, thelbesisht një debat mbi mënyrën se si Shqipëria vendos për territorin e saj. Ata e lidhin këtë çështje edhe me shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit evropian, duke argumentuar se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon institucione të forta, siguri juridike, ekspertizë profesionale dhe pjesëmarrje reale të komuniteteve./Citizens

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #E ardhmja #Lidhja #Nisma #Përqendrimi #Private #Projekt #Protesta #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by