Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)
Kronikë

Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)

• 3 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të paktën 10 persona, shumica të armatosur, dyshohet se janë paraqitur te Hotel Regina Palm në Vlorë, ku kanë kërcënuar pronarin Vasil Bedinaj, i cili në polici ka deklaruar se është shantazhuar dhe i është kërkuar 5 milionë euro. Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, e cila ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në zonën e Rradhimës në Vlorë. Ai ka pretenduar se një grup personash të armatosur dyshohet se e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.

“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici.

Sipas informacioneve paraprake mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Mësohet se Bedinaj ka qenë në konflikt me biznesmenin e delës, Luan Muça. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në hotel dhe është ulur në tavolinë me Bedinajn. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Mandrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Pas kallëzimit në polici nga Bedinaj, blutë kanë ndërmarrë një operacion për kapjen e autorëve. Gjatë këtij aksioni në afërsi të Pusit të Mezinit, ata kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Read more:“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

Gjatë ndjekjes makina tip ‘Range Rover’ ku ndodheshin 3 prej autorëve të dyshuar është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Dy prej tyre janë dërguar në spital ndërsa i treti është dërguar në Komisariat. Njëri ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime më të lehta.

Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read more:Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll

Hoteli Regina Palm ku ka ndodhur ngjarja

Lajm në përditësim….

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:44

Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur! Punonjës të një kompanie private sigurie

Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj. Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për Report Tv thonë se vetë Muça, pronari i delta Group dhe i “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Ora 15:31

Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 8 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin disa persona (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur 8 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Në pamje dallohet momenti kur mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, ndërsa nga makinat dalin rreth 10 persona.

Read more:Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Ora 14:40

Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinajn, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës! VIDEO e ‘Range Rover’-it që përfundoi i përmbysur në rrugë (VIDEO)

Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia duke shkuar drejt vendit të ngjarjes ka pikasur në rrugë një mjet duke lëvizur me shpejtësi, së cilës iu vunë në ndjekje.

Në makinë u gjend një armë dhe 3 prej autorëve të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover-it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.

Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat.

Read more:Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave

“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi Policia.

Lexo edhe
Kronikë

Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë

Kronikë

Rregullorja e GJKKO censuron mediat, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin, jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë

Tags: #Armë #automjet #Automjete #Bizneset #delta #Luan Muca #Mandrit Lleshaj #orikum #Regina Palm #Vasil Bedinaj #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë
  • Rregullorja e GJKKO censuron mediat, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin, jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)
  • Dy efektivë të policisë ushtarake te ‘Regina Palm’ gjatë përplasjes së biznesmenëve, ministri Nufi: Ishin jashtë shërbimit, u pezulluan nga detyra
  • Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë, nis evakuimi
Nga të njëjtat tag-e
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)
  • Dy efektivë të policisë ushtarake te ‘Regina Palm’ gjatë përplasjes së biznesmenëve, ministri Nufi: Ishin jashtë shërbimit, u pezulluan nga detyra
  • Konflikti mes 2 biznesmenëve në Radhimë/ Rama: Toka që u bë shkak për sherrin do të shpronësohet, e kthejmë në ullishte
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)
  • Përplasja me armë te ‘Regina Palm’, biznesmenët kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe në dëshmi! 5 mln € gjobë, apo konflikt prone në Dhërmi? Në kërkim ish-deputeti Bujar Muça (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë

Në orët e mesditës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

Rregullorja e GJKKO censuron mediat, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin, jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë

BE i ka qëndruar të njëjtës linjë, sa i përket rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen gjatë ditës së djeshme në hotelin ‘Rexhina Palm’ në Vlorë, mes…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by