Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota – Ide
Editoriale

Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota – Ide

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë

Vrasja, më 3 maj 2026, e dy fëmijëve, në trotuar – jo në rrugë – nga një shofer i dehur përsëritës, i terrorizoi shqiptarët gjer në palcë.

Ndërsa marshimi sensibilizues, organizuar nga qytetarët e Durrësit, ku morën pjesë diçka më tepër se 100 vetë, ishte zhgënjyes.

Ky ishte vlerësimi për drithërimat e dhimbjes dhe terrorit. Kaq ishte protesta për policinë e tredhur lokale, për mjediset e munguara për fëmijët…

Por, le të bëjmë një krahasim me drithërimat që provokon politika.

Fiks një vit më parë, më 11 maj 2025, qytetarët e Durrësit dolën masivisht dhe bënë deputet, me rreth 20 mijë vota, një personazh të panjohur.

Read more:Do realizonte një sfidë nga Tik Tok-u, 12-vjeçari në Nju Jork mbytet tragjikisht me një petull në shkollë

I futur në listat të hapura nga Partia Socialiste, për të u tha dhe po thuhet, se ishte investim dhe sponsoriim i bandave, apo Bandës së Durrësit.

Pra, logjika thotë, me zë të lartë, se, për thikën e futur gjer në palcë, nga padrejtësitë sociale, banorët e Durrësit nuk shfaqen. Ndërsa prej frikës, apo interesit nga krimi, prej frikës apo interesit nga pushteti politik, shfaqen të 200 – fishuar.

Të 200 – fishuar lënë mënjanë të gjitha impenjimet, veshin xhaketën më të vlerësuar të garderobës, marrin edhe zonjat me vete dhe “marrsh” për të votuar.

Në këtë pikë ka një pyetje logjike që kërcet: A është duke u formësuar në Durrës pjesërisht një shoqëri e inkriminuar?

Read more:Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës

A kemi aktualisht në Durrës, një pjesë të shoqërisë, në rastin më të pakët 20 mijë njerëz të rritur, të marrë peng, të kontrolluar apo të drejtuar nga krimi?

Më tej, a mund të themi se e njëjta situatë është duke ndodhur edhe në Elbasan?

Në Elbasan, ku patëm një rezultat të njëjtë në zgjedhje, ku një e panjohur sërish mori rreth 20 mijë vota të dyshuara si të sponsorizuara nga krimi?

Apo në Fier, ku pas bëmave të Gramoz Ruçit, ndodhi revolucioni i paparashikuar i radhës?

Read more:Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

Dihet botërisht se krimi i organizuar shqiptar u bashkua masivisht me politikën në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, pas deklarimit “Aleancë me djallin, mjaft që të rrëzojmë Berishën!”

Dihet botërisht që politika, veçanërisht në Durrës, Elbasan dhe Fier, që janë tre qytetet me më shumë votues pas Tiranës, e ka ndarë pushtetin me krimin.

Dihet botërisht që në këto tre qytete, një emërim në poste të administratës publike, më shpejt e bën krimi, se politika.

Dihet botërisht që tenderat, qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë rajonalë, që kanë lidhje me këto tre qytete, ndahen me krimin.

Read more:Festë dhe lutje në Shqipëri, Kurban Bajrami bashkon besimtarët myslimanë në të gjitha qytetet

Dihet botërisht që në këto 3 qytete, gjithçka që ka lidhje me shtetin, kalon edhe së pari përmes filtrave të krimit, se strukturat vendore, policia, e të tjera, i nënshtrohen e shërbejnë, më tepër krimit, se partisë.

Ky është projeksioni djallëzor që duhet kuptuar para se të jetë shumë vonë.

Në Shqipërinë post 2013, një llogaritar me laps të hollë, pa e prekur Tiranën, ka projektuar dhe aplikuar, në 3 qytetet më të mëdha, veprën me gjeniale të gjithë karrierës së tij:

“Pushtet dhe para krimit të organizuar dhe përmes tij kontroll dhe shtypje, deri në kriminalizimin e shoqërisë, me qëllimin final – mbushjen e kutive të votimit”.

*Shkruar enkas per Lapi.al

Lexo edhe
Editoriale

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Editoriale

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Tags: #1 maj #Buxheti #buxheti i shtetit #Deputet #Durres #Elbasan #Fëmijët #Fier
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
  • Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Lëvizte me pistoletë në Durrës, arrestohet suedezi! Në pranga edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë në një banesë (VIDEO)
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 42 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Pas më tepër se dy muajsh reportazhesh, ivestigimesh e kronikash mediat ndërkombëtare po i afrohen thelbit të asaj…

• 4 orë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Evropa përjetoi një nga imazhet më të jashtëzakonshme në historinë e saj të fundit të migrimit 35 vjet…

• 3 ditë më parë • 12 min lexim
Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Në 25 shkurt të vitit 2017, Mitropoliti i Malit të Zi Amofilohije Radoviq, erdhi në Shkodër dhe deklaroi…

• 5 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by