Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në tregun agro-ushqimor të Elbasanit duke mbuluar zonën me tym të zi.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët ranë në një magazinë brenda tregut si pasojë e një shkëndije elektrike. Në vendngjarje u dërguan 3 zjarrfikëse të cilat e shuan zjarrin ndërkohë që nuk raportohet për dëme.




