Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO)
Kronikë

Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO)

• 7 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një video virale me pamje të rënda që po qarkullon në rrjetet sociale ku një vajzë e mitur shfaqet duke u dhunuar fizikisht nga dy vajza ndërsa një tjetër filmon të gjithë skenën pa ndërhyrë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Pamjet tregojnë se viktima goditet në mënyrë të përsëritur me shuplaka e grushte dhe tërhiqet zvarrë prej flokësh.

Dy 15-vjeçaret që kanë dhunuar 17-vjeçaren, ishin në shtëpinë e Leonela Lamajt, 19 vjeçe.

Ngjarja është raportuar në Policinë e Fierit, menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares së dhunuar në datën 8 qershor. Në polici, të tria kanë deklaruar se e kanë rrahur të miturën për motive të dobëta dhe ndaj tyre ka nisur një hetim.

Më 28 qershor, është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës , e cila deklaroi se ishte dhunuar prej së bijës. 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

Read more:Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë në Fierit, rrezikohen banesat! Ndërhyrje nga ajri me helikopter! Bllokohet aksi Qafa e Koshovicës – Cakran (VIDEO)

Sipas burimeve, paraditen e sotme, drejtuesi i Policisë Fier, Erion Ahmetaj, është parë për më shumë se një orë në ambientet e Prokurorisë, ku mësohet se fokusi i takimit me kryeprokurorin Elion Mustafaj, ka qenë pikërisht zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimi i përgjegjësive ligjore.

Njoftimi:

Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të risqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Read more:“Ishte klub privat, nuk e kam konsideruar fare”/ Oketa në GJKKO për “Partizanin”: Kanë kaluar 18 vite! Shumë kompetenca i delegoja, por…

Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.

Gjithashtu, sqarojmë se, më datë 28.06.2026, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Read more:Vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes! I biri 1 vjeç merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në këto ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

Read more:Sarandë/ Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten me nga 500 mijë lekë të rinjtë! Bllokohen dhe 2 Jet Ski

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:33

Fier/ Fqinja e së miturës së dhunuar nga 3 vajzat: Jemi të tronditur, e kemi rritur vetë! Është e traumatizuar, s’ka dijeni për videon virale

Fqinja e së miturës së dhunuar nga 3 vajza në Fier, shprehet për Report TV se ngjarja tronditëse e ka shokuar. 17-vjeçarja shkonte shpesh në shtëpinë e Lavdie Çepeles, e cila rrëfen detaje nga 8 qershori, dita kur e mitura shkoi në shtëpi me shenja dhune.

“U prekëm shumë. Unë e kam rritur atë. Ky muhabet ka që në datën 8, mbush muajin nesër. Erdhi çupa e dhunuar, por nuk tregoi gjë për momentin. Ishte në kurs, doli nga kursi, dolën shoqet përpara, e rrahën. Erdhi në shtëpi me blana, e pyeti e ëma, tha isha sëmurë, bëra serum, u godita, nuk tregoi. Iu kundërvu e ëma, pasdite vonë tregoi. Mori çupën dhe bëri denoncimin në polici. Nga data 8 asnjë përgjigje s’ka marrë tha, i thoshin e ka prokuroria rastin”, tha Çepele.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta

Dhuna e bëri vajzën të pësonte shenja të forta stresi nga trauma e kësaj ngjarjeje duke reaguar ndaj çdo zhurme. Fqinja thotë se 17-vjeçarja është vajza e madhe nga tre fëmijët e familjes. Nuk i njihte vajzat që e dhunuan, përveç njërës që e kishte në shkollë.

“Më thanë hajde se kemi një sqarim”, citon Çepele fjalët e së miturës dhe më pas “e morën në shtëpi dhe e rrahën”, shton ajo.

Pamjet e dhunës së 17-vjeçares janë bërë virale, por ajo nuk është në dijeni të këtij fakti.

Lexo edhe
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Tags: #Dhuna #Dhune #Fëmijët #Fier #Institucion #leonela lamaj #Policia #policia e fierit #policia e shtetit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje…

• 21 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin